FOTO/ ‘Bild’ publikon sot përgjime të reja, rrjeti nuk ndalet me ironi….

FOTO/ ‘Bild’ publikon sot përgjime të reja, rrjeti nuk ndalet me ironi….

09:47, 17/06/2019
A+ Aa A-

Gazetari gjerman i gazetës më të madhe në Europë “Bild”, Peter Tiede, paralajmëroi dje se pasditen e sotme do të publikojë 16 përgjime të reja për skandalet e shitblerjes dhe manipulimin e zgjedhjeve të 2017 nga ana e mazhorancës.

Por ky lajm i bujshëm, që pritet të trondisë edhe një herë opinionin publik, ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë me fotomontazhe dhe ironi epike.

Kështu, në fotomontazhin e mëposhtëm shfaqet gazetari gjerman Peter Tiede, i cili mban në dorë një pankartë me mbishkrimin epik “Edi, si ma bëre gjumin mbrëmë?”, duke lënë të nënkuptohet, a e ka zënë gjumi mbrëmë kryeministrin apo jo, nga halli i përgjimeve dhe skandaleve, që mesa duket s’kanë të ndalur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco