Nis procedura zyrtare për shkarkimin e Ilir Metës

Nis procedura zyrtare për shkarkimin e Ilir Metës

09:40, 17/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njoftoi nga Kuvendi se PS ka depozituar në Kuvend, kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Metës. 55 deputetë kanë firmosur kërkesë mocionin për shkarkimin e Presidentit.

Balla tha se Presidenti, duke anuluar mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, i ka hequr të drejtën popullit për të zgjedhur dhe dekreti i kreut të shtetit bie ndesh me Kushtetutën.

Balla renditi një sërë argumentesh igjore pse PS gjykon se Meta ka shkelur ligjin, duke nënvizuar se Presidenti ka vepruar edhe mbi Kushtetutën dhe mbi sovranin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dddddd :)18/06/2019 07:34

kto jan habitshem.duan vetem te humbin vemendjen .nga gjitha skandalet kopoles partis komuniste e gershetuar ne ps pas del e gjitha me plot goje mafie turp .koha esht per ti hethur kosh meturinash ket lloj semundje qe infektue gjith Shqiperin

konstitucionalisti Tao me doktorat t vjedhur17/06/2019 11:00

E dëgjova deklaratën "urgjente" për shtyp të kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Tao Palla E dëgjova që gjatë gjithë palo fjalimit të tij, të përmendëte vahdimisht fjalët se "presidenti ka dalë mbi sovranin" duke i hequr atij të drejtën e votës. Në fakt është krejtësisht e kundërta. Me dekretin e tij të ri, presidenti në emër të unitetit kombëtar, bën të mundshëm që në zgjedhje të marë pjesë gjithë populli e jo vetëm populli socialist.. Jo më juristë , por edhe cilido qytetar shqiptar e kupton se prioritare për një shtet ligjor demokratik, është ndëshkimi i krimeve, vjedhjeve të votave, bashkëpunimit politik me mafien, e mandej edhe pjesmarja e gjithë "sovranit",pra gjithë popullit në zgjedhje. Tao Palla me shokë kujton se Shqipëria është akoma në kohën e Enverit kur votohej me 99.99% për "Frontin demokratik" të Nexhmies Për Taon, ata qindra mijë shqiptarë që nuk duan të votojnë dhe e përshëndesin dekretin e presidentit, nuk janë pjese e "sovranit" po janë miza..

Daj Jaku17/06/2019 09:45

Rroftë Kujtim Gjuzi president!

Shto koment

Denonco