'Prisja që me kalimin e kohës të ndryshonte'/ Presidenti Meta flet për Ramën

'Prisja që me kalimin e kohës të ndryshonte'/ Presidenti Meta flet për Ramën

23:25, 16/06/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste për televizionin “Al Jazeera”, është pyetur nëse kryeministri Edi Rama gëzon mbështetjen e tij si President i Republikës së Shqipërisë.

Meta është përgjigjur se kishte pritur që me kalimin e kohës Rama të ishte më fleksibël dhe bashkëpunues me opozitën.

Presidenti është shprehur gjatë intervistës, që kryeministri të heq dorë nga retorika përçarëse.

A gëzon Kryeministri Rama besimin dhe mbështetjen tuaj si kreu i qeverisë së këtij vendi?"

“Kjo është një pyetje të cilës i jam përgjigjur më parë, kur e kam dekretuar si Kryeministër i Shqipërisë. Prisja që ai me kalimin e kohës në atë detyrë të ishte me fleksibël dhe bashkëpunues me opozitën, sepse para së gjithash, sfidat me të cilat përballet vendi mund të adresohen me sukses vetëm duke u bazuar në bashkëpunim më të gjerë. Dhe pres që ai ta lërë pas këtë retorikë përçarëse që e përdor aq shumë dhe që nuk po ndihmon mundësinë e një konsensus më të gjerë, por edhe politikat më gjithëpërfshirëse që vendi të jetë më i bashkuar", deklaroi presidenti Meta

Meta përsëriti apelin e tij për dialog mes palëve, për zgjidhjen e krizës politike, që po dëmtojnë shqiptarët dhe vendin tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t17/06/2019 08:02

Meta priste qe ujku te behej dele.Ndryshimi i tij ishte vetem qe nga qen rrugesh u kthye ne ujk.

Shto koment

Denonco