VIDEO/ 'I mori lumi', Malltezi-Veliajt: Vodhe miliona, premtove 3 ura, por nuk ka asnjë

VIDEO/ 'I mori lumi', Malltezi-Veliajt: Vodhe miliona, premtove 3 ura, por nuk ka asnjë

22:55, 16/06/2019
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi i tregon “sukseset” kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ky i fundit, teksa shëtit nga zona në zonë, tregon punët që ka bërë në 4 vjet në krye të kryeqytetit, por sipas Malltezit, i kujton 3 urat e premtuara për banorët e Zall Bastarit.

Përmes një postimi në Facebook, Jamarbër Malltezi shkruan ndër të tjera se,“Ka vjedhur miliona për ura qe ka premtuar por i ka marrë lumi edhe rrugën edhe urat dhe në Zall Bastar dhe nga 3 ura që premtoi tani nuk ka asnjë”.

“Ka vjedhur miliona për ura qe ka premtuar por i ka marrë lumi edhe rrugën edhe urat dhe në Zall Bastar dhe nga 3 ura që premtoi tani nuk ka asnje!!! Fajin ia ka opozita që tregon realitetin dhe jo hajdutët që përlanë miliona. Asnjë fjalë për vjedhjen e miliona eurove që i ndanë edhe me deputetin Qefalia, në konflikt të hapur interesi por tregojnë perralla sesi nga milionat e vjedhura për rrugën dhe urat ka investuar për ca zyra...”.shkruan Malltezi në postimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco