Bardhi: Të flasë Taulant Yaris për pastrim parash të pista, njësoj si hiena të bëhet vegjetariane

Bardhi: Të flasë Taulant Yaris për pastrim parash të pista, njësoj si hiena të bëhet vegjetariane

22:09, 16/06/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i kthen përgjigje homologut të tij te PS, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, numri dy i selisë blu shpreh habinë se, si një politikan i lidhur me botën e krimit dhe i kapur në disa afera, flet për pastrimin e parave të pista.

Sigurisht që, Bardhi nuk harron ti përmendë çështjen “Toyota Yars” dhe lidhjet e tij me të dënuarin për trafik droge, Edmond Bego.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

“Është revoltuese, kur dëgjon Taulant Ballën t’u flasë shqiptarëve për luftë kundër pastrimit të parave të pista.

Të presësh që Taulant Yaris alias Taulant Bego të luftojë pastrimin e parave, është njësoj si të besosh që hijena do të bëhet vegjetariane.

Taulant Balla duhet të sqarojë së pari, përfshirjen në pastrimin e parave të 3.5 milionë eurove me Toyota Yaris.

Kush ka durim t’u hedhe një sy arkivave, do të kuptojë se ky është një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverisjeje, për mbulimin e të cilit Kryemjeshtri i pastrimit të parave, Edi Rama keqpërdori prokurorinë e tij për të rikthyer artificialisht në vëmendje çështjen e lobimit të PD në SHBA.

Nuk ka shqiptar me dy pare mend të besojë se Taulant Balla do të luftojë pastrimin e parave të miqve të tij trafikante ndërkombëtar të drogës.

Taulant Yaris/Bego, që pavareissht se me nje rroge shteti, zotëron pasuri marramendëse në Tiranë dhe jeton në luks, nuk ka fuqi as të luftojë krimin, as të luftojë pastrimin e parave të krimit e të korrupsionit.

Taulant Balla dhe shefi i tij, Edi Rama do të japin shpejt llogari për vjedhjen e shqiptarëve, për pastrim parash dhe për çdo krim tjetër kundër qytetarëve”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 16/06/2019 22:30

Kurva bertet me shume se e ndershmja. Keta jane te gjithe te lidhur me bandat, me oligarket, me trafikantet. Dhe bertasi me shume , sajojne , intrigojne per kudershtarin e tyre. Keta bandit e kane ndertuar gjitheshka kriminale.Dhe ska kush te beje asgje, pasi ata kane kapur gjitheshka.

Shqiptari16/06/2019 22:28

Per 5 dite duke filluar nga neser mbasdite Rama dhe e gjithe banda e tij gjigande e qelbesirave dhe funderrinave te kombit do te shkerrmoqet totalisht dhe do te perfundojne ne gropen e halese. Edhe te gjithe duartrokitesit dhe mbeshtetesit injorante rilindas dhe socialiste bythelepires do ta paguajne shtrenjte kete dem te madh qe po i shkaktojne vendit keto 6 vite. Do te luten per meshire, do te bejne rolin e viktimes por edhe ata do te trajtohen njesoj fajtore me kryndyresiren e tyre qe na quajne edhe "SHEFI I MADH". Qe nuk eshte gje tjeter vetem mashtruesi dhe hajduti me i madh qe ka pare historia e Shqiperise. NUK KENI PARE ASGJE AKOMA! GJERAT DO TE RRJEDHIN SHUME SHPEJT!

Shto koment

Denonco