A do ti njihni zgjedhjet e 30 Qershorit? Ja përgjigja e Presidentit Meta

A do ti njihni zgjedhjet e 30 Qershorit? Ja përgjigja e Presidentit Meta

21:41, 16/06/2019
A+ Aa A-

Teksa kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca që ai drejton vrapojnë qytet më qytet për të vijuar fushatën e tyre, të bindur se më 30 qershor do të ketë zgjedhje, presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një intervistë të gjatë për “Al Jazeera” është shprehur i bindur se zgjedhje në këtë datë nuk do të ketë.

Kreu i shtetit u pyet gjithashtu edhe për faktin  se a do t’i njohë zgjedhjet nëse maxhoranca iu drejtohet kutive të votimit me 30 qershor, por ai nuk dha një përgjigje të prerë teksa shtoi se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Por a do ta njihni rezultatin e zgjedhjeve nëse qeveria do t’i zhvillojë ato?

“Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Ky dekret është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe të gjithë kanë detyrimin ta zbatojnë atë”, ishte përgjigja e prerë e kreut të shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco