Meta: Rama nuk duhet të zhgënjehet me mua, kam pritur prej tij që...

Meta: Rama nuk duhet të zhgënjehet me mua, kam pritur prej tij që...

21:21, 16/06/2019
A+ Aa A-

A gëzon Kryeministri Rama besimin dhe mbështetjen tuaj si kreu i qeverisë së këtij vendi?

Kjo është pyetja që gazetari John T. Psaropoulos, në një intervistë ekskluzive për Al Jazeeran.

Por kreu i shtetit është i qartë në përgjigjen e tij: "kryeministri duhet të jetë fleksibël dhe bashkëpunues me opozitën".

"Kjo është një pyetje të cilës i jam përgjigjur më parë, kur e kam dekretuar si Kryeministër i Shqipërisë. Prisja që ai me kalimin e kohës në atë detyrë të ishte me fleksibël dhe bashkëpunues me opozitën, sepse para së gjithash, sfidat me të cilat përballet vendi mund të adresohen me sukses vetëm duke u bazuar në bashkëpunim më të gjerë. Dhe pres që ai ta lërë pas këtë retorikë përçarëse që e përdor aq shumë dhe që nuk po ndihmon mundësinë e një konsensus më të gjerë, por edhe politikat më gjithëpërfshirëse që vendi të jetë më i bashkuar", është shprehur Meta.

Sa i përket sjelljes së shefit të qeverisë pas dekretit të presidentit, Meta thekson se Rama nuk ka asnjë arsye për të qenë i zhgënjyer.

"Por dua t’ju bëj me dije se zoti Rama nuk ka arsye për të qenë i zhgënjyer me mua, sepse një nga argumentet e tij më të forta kur më propozoi për President i Republikës, – asokohe ishim edhe partnerë në koalicionin qeverisës, – ishte se ai nuk mund të gjente dikë tjetër më të mirë që do të garantonte të drejtat e opozitës se sa zoti Meta", deklaroi kreu i shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ervin16/06/2019 23:21

1 pyetje me le pa gjume. Ralf idioti do te votoje apo jo me 30 Qershor se ai e mban nga fryn era por s po merret vesh nga do fryje me dt. 30.

Shto koment

Denonco