Meta: Nuk ka zgjedhje në 30 qershor, i përkushtuar për të mbrojtur pluralizmin politik

Meta: Nuk ka zgjedhje në 30 qershor, i përkushtuar për të mbrojtur pluralizmin politik

21:07, 16/06/2019

Gjatë intervistës për Al Jazeeran, presidenti i Republikës Ilir Meta ka prekur disa prej çështjeve më të nxehta të aktualiteti politik në vend, por pa anashkaluar edhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Sa i përket zgjedhjeve më 30 qershor, kreu i shtetit shprehet i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe se, pluralizmi politik është i garantuar vetëm nga zgjedhje të lira e të ndershme sipas Kushtetutës së Shqipërisë.

"Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Ky dekret është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe të gjithë kanë detyrimin ta zbatojnë atë" shprehet presidenti.

Pjesë nga intervista:

"Pasi dekreti u firmos dhe hyri në fuqi, nuk ka më datë formale dhe ligjore për zgjedhjet më 30 qershor. Sa u përket pretendimeve të Kryeministrit Rama dua t’ju bëj me dije se precedenti i shtyrjes së zgjedhjeve vendore është krijuar për herë të parë në vitin 2006 dhe 2007, kur zoti Rama ishte udhëheqës i opozitës dhe kryebashkiaku i Tiranës. Ai kërkonte që një dokument shtesë të përfshihej në këtë proces teknik me kushtin që të merrte pjesë në zgjedhje. Pikërisht atëherë patëm precedentin e parë, që më pas do të përsëritej në disa raste të tjera.

Dua të them se kjo nuk është diçka e re. Sigurisht, nuk është diçka normale, sepse kur gjithçka shkon mirë nuk ka asnjë arsye për të marrë një vendim të tillë dhe unë shpresoj se Kryeministri ynë duhet të jetë më shumë i vetëdijshëm për këtë parim qeverisës, që qeveritë kanë mëtepër përgjegjësi për të gjithë vendin, jo vetëm për mbështetësit e vet apo militantët. Unë shpresoj qëato t’i marrin përsipër e t’i përmbushin këto përgjegjësi dhe të reflektojnë sa më shpejt në interesin më të mirë të vendit".

Gazetari: Të kthehem pak të situata politike, që ju e cilësuat si pengesa kryesore. Polarizimi është ekstrem, situata shumë konfrontuesedhe duket se edhe ju jeni përfshirë tashmë në këtë vorbull. Ndërsa ju prisni qëkëto zhvillime të fuqishme politike të shpëtonin sistemin, sistemi duket se ju ka thithur.

Kryeministri Rama vuri në dyshim neutralitetin tuaj gjatë fjalës së tij në Parlament të enjten dhe tha se ju i keni dhënë fund të drejtës për të qëndruar në zyrën e Presidentit të Republikës, sepse ju jeni bërë të njëanshëm në postin tuaj, duke mbështetur qëndrimin e opozitës dhe keni kërkuar anulimin e zgjedhjeve. Qëndrimi i qeverisëështë në krahun e kundërt. A druheni se do të humbisni të paktën imazhin e neutralitetit tuaj nëshoqëri dhe në opinionin publik?

Presidenti Meta: Jo, unë jam i sigurt se vendimi im gëzon një mbështetje mjaft të madhe në shoqërinë shqiptare dhe opinionin publik, sepse çdo familje shqiptare ishte nën trysni nga kjo situatë konfrontuese dhe njerëzit në përgjithësi nuk dëshironin të shikonin e të ishin dëshmitarë të këtyre lloj zgjedhjeve. Por dua t’ju bëj me dije se zoti Rama nuk ka arsye për të qenë i zhgënjyer me mua, sepse një nga argumentet e tij më të forta kur më propozoi për President i Republikës, – asokohe ishim edhe partnerë në koalicionin qeverisës, – ishte se ai nuk mund të gjente dikë tjetër më të mirë që do të garantonte të drejtat e opozitës se sa zoti Meta. Dhe duke marrë një vendim të tillë, unë nuk po përpiqem të mbaj anën e partive opozitare, por jam gjithashtu i detyruar të garantoj të drejtat e opozitës nëShqipëri, sepse ky është një parakusht për të garantuar pluralizmin politik, mbi të cilin është ndërtuar i gjithë sistemi kushtetues i vendit. Gjithashtu, pluralizmi politik është i garantuar vetëm nga zgjedhje të lira e të ndershme sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Dhe është shumë e rëndësishme gjithmonë t’i kujtojmë edhe Kryeministrit se qeveria ka përgjegjësi më të mëdha, sepse ka përgjegjësi për të gjithë vendin dhe gjithashtu për të gjithë qytetarët e këtij vendi, të cilët janë taksapagues dhe kontribuojnë në buxhetin që menaxhohet nga kjo qeveri. Thënë kjo, shpresoj se qeveria dhe Kryeministri do të reflektojnë në mënyrë konstruktive në ditët në vazhdim dhe do t’i shërbejnë interesit më të mirë të vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco