Rama ‘u sqarua’, kryediplomati maqedonas insiston: Na ndani nga Shqipëria

Rama ‘u sqarua’, kryediplomati maqedonas insiston: Na ndani nga Shqipëria

20:12, 16/06/2019
A+ Aa A-

Ekspertët thonë se Shqipëria kërkon të mbetet e ‘ngjitur’ pas Maqedonisë në rrugën për nisjen e negociatave, duke shpresuar që të favorizohet bashkë me të. Por fqinji ynë insiston të ndahet nga Shqipëria pasi ajo po e mban peng pasi Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet Këto ditë në median e huaj ka zënë vend një term, i quajtur ‘decouplage’ (veçim).

Ai i referohet thirrjeve që po bëhen nga media dhe politikanë të ndryshëm që rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ndahen kur bie fjala tek vlerësimi për nisjen e negociatave.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Sipas tij, maqedonasit nuk u kërkuan shqiptarëve që të ishin bashkë atëherë kur ata mbetën mbrapa integrimit në NATO për shkak të emrit.

“Shqipëria tani është e trazuar,” tha ai. Pas kësaj deklarate, reagoi kryeministri shqiptar, Edi Rama, që i kujtoi kontributin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve të Maqedonisë në rrugën e integrimit të këtij vendi. Madje edhe në një tubim elektoral të dielën në Pustec, Rama tha se ka folur me presidentin maqedonas dhe janë sqaruar. Se për çfarë, ai nuk e tha.

Megjithatë, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov përsëriti sërish kërkesën për ndarjen nga Shqipëria në rrugën e integrimit.

Duke folur për Tages Spiegel, ai tha se kancelarja Angela Merkel u ka premtuar se Gjermania do mbështesë nisjen e negociatave në fillim të vjeshtës.

“Qëllimi ynë është që të bashkohemi në fund të vitit me Serbinë dhe Malin e Zi”, tha ai.

I pyetur nëse ndjehen peng i Shqipërisë, përshkak se ky vend ka probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar, kryediplomati maqedonas tha: “Do të ishte mirë për rajonin, nëse Shqipëria mund të merrte pjesë në procesin e negociatave të pranimit. Në të njëjtën kohë, procesi i pranimit mund të funksionojë vetëm nëse kandidatët gjykohen sipas meritave të tyre. Suksesi i një vendi në rajon është një nxitje për gjithë të tjerët. Në Ballkan ne kemi nevojë për një dinamikë pozitive dhe jo negative. Mosmarrëveshja e emrit me Greqinë ka humbur thuajse një gjeneratë nga koha jonë për rrugën drejt BE. Ne ishim në gjendje ta zgjidhnim problemin, të paktën pjesërisht, me forcat tona. Sidoqoftë, do të ishte shkatërruese për ne tani, nëse do bllokoheshim për shkak të problemeve të një vendi tjetër- pa ndonjë ndërhyrje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/06/2019 20:20

Pse nuk e ha mortja nje minute e me pare Ramen dhe te gjithe ripjerdhesit!!! Ku e la Sali Berisha Shqiperine, ku e katandisen ridhjeresit komuniste! Berisha ia la gati hapjen e negociatave, sot vendet e BE, jo vetem qe i thane JO drogaxhiut pervers, delenxhi dhe llapaqen, por do t'i rivendosin vizat shqiptareve. Sot Rama kerkon te perfitoje nga arritjet e Maqedonise se Veriut, duke iu ngjitur me zor si muti mbas kepuces. TURP O NDYRESIRA!

Shto koment

Denonco