Forcat speciale rrethojnë qytetarët në Korçë/ Braimllari - drejtorit të Policisë: Mos mbaj gjynahet e Ramës, do përgjigjesh...

Forcat speciale rrethojnë qytetarët në Korçë/ Braimllari - drejtorit të Policisë: Mos mbaj gjynahet e Ramës, do përgjigjesh...

17:15, 16/06/2019
A+ Aa A-

Teksa kryeministri Edi Rama vijon turin e fushatave në qarkun e Korçës, qytetarët vijojnë ti ndalin para duke protestuar.

Pas protestës dje në Korçë, edhe sot shefi i qeverisë është përballur me të tjera protesta.

Madje, për tu ruajtur prej tyre ai po lëviz jo vetëm me truproja të shtuara por edhe me forca speciale që e shoqërojnë nga Tirana.

Ashtu si dje, edhe sot ka patur debate verbale mes ish deputetëve të opozitës dhe oficerëve të policisë. I tillë ka qenë edhe ai mes Endrit Braimllarit dhe drejtorit të Policisë së Qarkut Korçë.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI i ka kërkuar drejtuesit të lartë që të respektojë ligjin e të mos bëhet vegël politike e kryeministrit.

“ Ruaj etikën. je oficer policie, jo oficer politik”, u shpreh Braimllari, ndërsa më pas edhe e paralajmëroi:

“Qytetarët i ke rrethuar me forca speciale. Mos mbaj gjynafet e Ramës. Lëre Ramen, ta menaxhojë budallikun e vet, ti zbato ligjin. Do përgjigjesh personalisht nëse lëndon qoftë edhe një qytetar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco