‘Asht koha më thy qafën z. Kryeministër...’

‘Asht koha më thy qafën z. Kryeministër...’

11:29, 16/06/2019
A+ Aa A-

Poetja nga Shkodra, Arjola Zadrima, e zhgënjyer me qeverisjen aktuale i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama.

Ajo cek largimin e shqiptarëve drejt vendeve të botës dhe për këtë ajo bën përgjegjës të drejtpërdrejtë shefin e qeverisë.

Letra e Arjola Zadrima:

Drejtue kryeministrit.

Z.Rama kam njëmijë arsye më ju drejtu me një status sepse e gjithë vëmendja jote dhe krejt drejtimi i një shteti po rrjedh prej statuseve në facebook apo tëitter etj. Unë ndihem e huaj në vendin tem dhe për këtë jeni fajtor kambë e krye.

 Më vjen një çudi e pashpjegueshme kur një popull i tanë kërkon largimin tuej dhe ju zgerdhiheni. Çdo ditë zgjohem me mendimin me ikë sa ma parë, jam e atij brezi që fatkeqsisht kalova adolishencën në një kohë trazinash.

Rrita shtatin në 90 , 91, 97 edhe tash ju shoh më një përçmim prej grueje, poeteje shkodrane, nanë shkodrane , e ve që përplaset me jetën veç me ndershmëni. Sa shqiptarë duhet me ikë që të ndihesh “Zot” ?

Zoti Rama për mue i keni kalue kufijtë.e normales me kohë, sot ju po degradoni në çdo aspekt. Jeni jo vetëm një kryemafjoz por edhe burracak. Kjo për faktin se nuk të vret ndërgjegja, më të vra duhet me e pasë. Shqipninë nuk e keni ba ju, as krimineli që vulosi pushkatimin e qindra veriorëve yt atë, as ajo kastë bandidësh që keni rreth vedit, as ka për tu kthye ma në Spaç. Unë u linda këtu, u rrita e krijova familje , por çdo ditë mendoj si më i degdisë bijt e mi dyerve të botës. Kjo Shqipni nuk asht ma atdheu jem , asht veç një tokë arbnore që po braktiset , e bastiset dhe kjo gjamë mban vulën tande.

Zoti Rama drejt fundit po shkon vetë por si gjithë komunistët ti nuk njeh liri , duert i ke ndy me djersë e gjak shqiptarësh, ti nuk ishe lider asnjë ditë të jetës tande, veç një mashë apo thjesht kloun kryeministri kukull i mafies ma të dhunshme në të gjithë Europën asaj shqiptare.

Të gjithë shqiptarët duen me ikë, të gjithë veriun e urren me gjithë shpirt z..Rama vetëm pse nuk u kthye kurrë vegël e jueja.

Unë jam shkodrane , përmbi të gjitha një prej poeteshave të qytetit tem , dhe ju fajësoj me forcën e fjalës dhe dëshminë e kohës që po jetoj.

Veriu asht brinja elitare e Shqipnisë z.Rama dhe jo malokizmi apo fshatarizmi që fshihni në shpirt.

Asht ora , asht koha më thy qafën z. kryeministër , para se ta shisni krejt Shqipninë. Ah po tuj shku tërhek kambën rrëshqanë e mbas vedit merr çdo potikan të korruptuem.

Marrsh se na keni zanë frymën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

moalor + tern + redneck = jugor16/06/2019 20:42

Te lumte zonje, te falemnders qe shkruen ne gegnisht. shkodra e veriu jane nje.

patrioti16/06/2019 17:00

Edi Rama ka kryer shume krime te perbindshme. Po me te rendat jane: 1. Shkaterrimi i shpreses se nje populli te tere 2. Eksportin e krimit shqiptar ne europe dhe berjen e Shqiperise qender operacionale te krimit. 3. Shkaterrimin deri ne krimalizim te partise socialiste e pazonja sot te cicerije kunder Rames qofte dhe mbi bajge. Askush sja fal jeto krime Rame dhe ne boten tjeter qofshin.

Ajo16/06/2019 15:01

Pergezime Znj. Zadrima! Fjala juaj prej nene dhe intelektualeje te vertete sa shume kontraston me nenshtrimin e turpshem dhe mbeshtetjen diabolike qe i bejne turma histerike e grave Rilindase, atyre socialiste dhe gjithe asaj turme te mjere e te varferuar qe perseri brohorasin Ramen! Per te mos folur per shushunjat e pangopura per grande miliona dollareshe apo eurosh te te ashtuquajturave perfaqesuese te shoqerise civile, te cilat jane dyfish me te poshtra se kategoria e mesiperme qe permenda. Vendi po shkon drejt katastrofes financiare, ekonomike, demografike, morale dhe kulturore! Por me e tmerrshmja eshte se po shkon drejt instalimit perfundimtar te nje diktature te re, kunder te ciles 29 vjet me pare brezi im luftoi. Une personalisht nuk jetoj ne Shqiperi dhe me zemer te thyer pohoj se kurre nuk do kthehem te jetoj atje perseri. Me besoni, eshte shume e dhimbshme, pavaresisht integrimit ne jeten amerikane. Do te desha qe femijet e mi te ishin rritur ne vendin e tyre, me shoket e tyre te femijerise, me familjen e tyre i do fort, me zakonet tona ( packa se shume prej tyre nuk jane ato me te mirat), me ushqimin tone, me gjithshka qe te percakton si qenie shoqerore qe i perket nje kulture te caktuar, por qe eshte ADN-ja jote! Ti je ai qe je, nuk mund te behesh as amerikan, as gjerman dhe as francez edhe per nje jete te tere, pavaresisht sa i suksesshem apo i inegruar ne jeten e atyre ke arritur te behesh. Thelle ne shpirtin tend je ai shqiptari mbase qindra vjet larg europianeve ne mentalitet, por je ai qe te ben te jesh ti. Gjate gjithe jetes tende ti do ndihesh se nuk i perket plotesisht asaj bote te civilizuar ku jeton. Sepse ti je vetvetja vetem ne vendin tend! Prandaj ju shqiptare qe vazhdoni mbeshtesni Edin e cmendur, ju fakire qe mbushni karriget e turpit neper mitingjet e bijve te komunisteve, ju bashkeqytetaret e mij korcare qe sinqerisht me bete me turp teksa lejonit t’ ju preknin neper trup dhe hapnit cantat si dele budallaqe per te qetesuar mendjen e cartur te Edit se mos sillnit bomba me vete ne miting, packa se ju te gjithe ishit besnike deri ne qeneri te tij! Hapni syte dhe thirrini mendjes! Eshte sot ose kurre te beheni bashke kunder se keqes! Neser do jete vone! Pastaj mos kerkoni me te largoheni drejt Europes! Europa do beje shume mire te mbylle kufijte per nje popull qe e meriton skllaverine! Por me vjen keq per gjysmen tjeter te shendoshe te shoqerise qe eshte denuar pafundesisht te vuaje nen thundren e komunisteve dje, bijve e bijave te tyre sot dhe turmes injorante qe i shkon pas. Sa per administraten e PS, nuk kam c’te them. Ata jane si peshkaqeni qe nuhat dhe ndjek vijen e gjakut ne oqean.

Gramoz16/06/2019 14:49

Nuk kan si me dasht veriun çobenet kriminele te jugut moj zonje e nderuar. Ata veriun e shofin si nje barriere kryesore, ku ata qelbesira kuqalashe, gjithmone dhe kurdohere kan thyer koken. Veriu eshte ADN e kombit dhe kurre nuk ka meu mposht nga morrat e kuq! Edver Taqi firmetar i varjes se poetit, Zhduku!!!

Lunda16/06/2019 13:27

Te lumte goja moj Zonje

Gladiator.16/06/2019 13:16

Te lumte goja e mëndja moj burrenesh shkodrane.

Rami Kristaq Murrizi16/06/2019 12:35

E Ty te lumte ajo pene ! Ngrijini zerin ju qe e mbani veten per inelektual ,merni shembull nga burrnesha Shkodrane dhe mos heshtni heshtja juaj vrasje per shqiptaret dhe shqiperine .Ne kembe te ngrihemi te tere ta shkulim kete ciban ne trupin e nenes tone ,sot se neser eshte von eshte me I keq se qofte largu,vereni re si imiton majmunerisht baben ideologjik ,pervers I lindur .

Shqiptari16/06/2019 11:35

Shqiptare! Vetem te degjonit sot paradite histerizmin e Blerina Gjylametit, gjate prezantimit te Lali Plehut ne Peze, tek shtepia e Babe Myslymit. Sa gjynah apo sa turp per dinjitetin, personalitetin dhe moralin e nje femre!!!! E veshur shume sexy dhe me pantallona te kuqe, me nje histerizem, klithje erotike dhe epshore per te ngazellyer e çakerdyer kureshtjen dhe per te ndezur hormonet mashkullore te pleqve te Pezes, fliste per arritje te papara te Edit te saj dhe dordolecit te shpifur ne keto 6 vite qeverisje kaq te sukseshme, sikur ata banore te gjore kishin hapur syte sot ne mengjes. Cfare tallje e trishte? Cfare histerie tinzare? Cfare mashtrimi i paskrupull dhe i pacipe nga nje femer ne moshen e saj??? Si nje femer pa dinjitet, qe ne vend te skuqej, te mos hapte gojen, e shqyeu gojen fare, leshonte ofshama dhe klithma erotike nga kenaqesia e "sukseseve" te rilindjes sikur ishte ne kulmin e orgazmes se saj femerore. A ke cipe moj bukurane me sy te shkruar kur klith brockulla perpara atyre katundareve te mjere, ne nje kohe kur Hollanda, Franca, Gjermania dhe Danimarka jo vetem qe i thane JO hapjes se negociatave, por atyre te shkreteve qe po i eksiton me klithmat e tua, do t'iu vendosi edhe vizat dhe nuk do t'i lejoje me te shkojne te lire tek femijet, motrat, vellezerit apo prinderit e tyre jashte Shqiperise. Qe do t'iu anullohet, fale "sukseseve" tuaja keto ne 6 vite, edhe ajo e drejte dhe fitore qe Partia Demokratike mezi ua siguroi??? Pse nuk iu flisni atyre per rrugen Kombinat - Plepa, qe mbeti 6 vite kaq e harruar dhe e shkaterruar totalisht nen regjimin tuaj hajdut dhe mashtrues. Apo parate i vodhet!!!! Le qe kot merrem me ty une! Ti je thjesht nje nga gejshat e rilindjes apo nje hanemet e harremit te Rames. Koha juaj pas 5 ditesh mbaron! IKNI PIRDHUNI! THYENI QAFEN!

Shto koment

Denonco