Rama del ‘nga binarët’, kërcënon hapur Maqedoninë e Veriut

Rama del ‘nga binarët’, kërcënon hapur Maqedoninë e Veriut

15:38, 15/06/2019
A+ Aa A-

Deklarata e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga procesi i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, e ka nxjerrë sot kryeministrin Rama "nga binarët".

Me një ton aspak diplomatik, perkundrazi tepër kërcenues, Rama i është adresuar publikisht Presidentit te Maqedonisë, duke shkruar ne Tëitter: "Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, - shkruan Rama.

Qendrimi i kryeministrit, në fakt zbulon tre fakte skandaloze. E para që Rama shpreson nga vendet anëtare të BE t'i hapin dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave duke e "trajtuar" ne bllok me Maqedoninë e Veriut.

Se si mund që arritjet pozitive të një shteti fqinj, siç ishte dhe Marreveshja e Prespës, të përdoren si "kapital" nga Shqipëria për të marrë "PO"-në e shumëpritur, këtë vetëm Rama mund ta shpjegojë. Negociatat hapen me reforma të brendëshme dhe jo me shantazhe ndaj fqinjëve.

Skandali i dytë i deklaratës së sotme lidhet me faktin se nga gjuha që përdor Rama në këtë reagim, ai qartësisht lë të kuptohet se i trajton shqiptarët e Maqedonisë si ushtarë të tij, që me një fishkëllime nga Surreli mund të rebelohen, jo vetëm ndaj Pendarovskit por dhe ndaj maqedonasve.

Deklaratë më të papërgjëshme që jo vetëm provokon maqedonasit, por edhe vetë shqiptarët në Maqedoni nuk mund të ketë. Me krizen e rëndë që ka provokuar në Shqipëri, Rama jo vetëm po zbeh rolin kyç të vendit tonë si faktor stabiliteti, por duke shantazhuar dhe kërcënuar Pendarovksin ai nuk bën gjë tjetër veçse eksporton krizë dhe në Maqedoninë e Veriut, duke dëmtuar rëndë dhe imazhin e rolin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në rajon.

Pasi zhyti Shqipërinë në kaos, u përfshi direkt në promovimin e idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe tani duke kërcënuar Maqedoninë, Rama po shndërrohet në një politikan të rrezikshëm, që jo vetem rrezikon të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të shqiptarëve por edhe vetë paqen, stabilitetin e sigurinë në rajonin e Ballkanit Përendimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/06/2019 17:17

Ti komentues Maloku, qenke malok vertet. Ju lutem mos me keqekuptoni, nuk e kam fjalen per malesoret fisnike, burra, trima dhe te mencur nga jugu ne veri dhe nga lindja ne perendim. Per sqarim gjuhesor: Malesoret jane ata njerez qe jetojne ne zonat malore ne cdo pjese te vendit. Ndersa maloket jane njerez te pa arsimuar, me nivel te ulet intelekti dhe mentaliteti, njerez pa llogjike dhe arsye, njerez idiote, injorante dhe te trashe ne kuptimin e plote te fjales, lehtesisht te mashtrueshem dhe te genjyeshem. Keta maloke gjenden ne cdo pjese te Shqiperise, ne male, ne kodra dhe ne fusha, ne qytete dhe ne fshatra. Shembull tipik i malokeve jane ky Maloku qe shkruan ketu dhe te gjithe ata qe vazhdojne u shkojne pas marrezive dhe idotesive te rilindasve Edvin Rama dhe Lali Plehu. Uroj qe te mos jene bere shume, se na moren ne qafe!

Shqiptari15/06/2019 17:04

O Kryeminister Bole!!!! Maqedonia e Veriut beri zgjedhje Parlamentare dhe Presidenciale pa asnje kontestim nga palet ne gare. Shteti i Maqedonise se Veriut i ka te gjitha institucionet shteterore funksionale. Maqedonia e Veriut nuk u kanabizua kurre! Ne Parlamentin e Maqedonise se Veriut nuk ka kriminele, hajdute dhe injorante. Hapjen e negociatave duhet ta meritosh dhe jo ta lypesh si lypsar morracak!

Daj Jaku15/06/2019 16:56

I Maloku, fillo pak e nga pak të bëhesh malësor. Neve do vëmë veto.......????!!???? Obobo çmë dëgjojnë veshët!!!!! Miza në bythë të kalit kujton se po tërheq karrocën !!! Nga disa komente të tilla arrij të kuptoj se përse ne shqiptatët qeverrisemi nga personazhe të tillë si enveri ose edveri.

Maloku15/06/2019 16:21

Rama ka thene njete vertete. Problemi i emrit te Maqedonise nuk ka lidhje me te ardhmen e saj. Emri ka qene teke e Greqise. Po sikur te themi ne shqiptaret kushti yne per te ardhmen e Maqedonise te jete trajtimi i shqoptareve ne kete shtet. Ne jemi antar i NATO-s dhe po te duam i veme veto Maqedonise.

Shto koment

Denonco