Forcat Speciale kapin 3000 rrënjë kanabis në serat e deputetit socialist, rezistencë me armë!

Forcat Speciale kapin 3000 rrënjë kanabis në serat e deputetit socialist, rezistencë me armë!

11:50, 15/06/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri, Sali Berisha, nëpërmjet qytetarit dixhital, i cili në këtë rast është një punonjës policie, ka bërë mëngjesin e sotëm një denoncim tjetër të fortë në faqen e tij në Facebook. Denoncuesi, një polic qarkullimi, në zonën e Fush-Krujës, ka denoncuar se ditën e martë në një sipërfaqe toke të marrë me qira nga familja e deputetit të Partisë Socialiste, në Nikël, Rrahman Raja, policia ka gjetur 3000 bimë kanabis. Por operacioni është bllokuar pas ndërhyrjes së deputetit dhe vëllait të tij, të cilët madje janë konfliktuar edhe me armë me forcat special të FNSH, të cilët u detyruan të largohen pasi janë urdhëruar direkt nga Tirana.

Statusi dhe denoncimi i plotë, në faqen e ish-Kryeministrit Sali Berisha

Familja e narko deputetit Rraja me 3000 rrënjë Hashashi në Nikël! Deputeti dhe i vëllai përplasje me armë me policinë! sb

Mirëmbrëma z Berisha denoncim, për narkoshtetin nga një polic qarkullimi . Të martën në mëngjes në Nikël u bë një aksion i policisë dhe i FNSH dhe në serën me pronar shtetasin Artur Rrenja, dhënë me qira e me kontratë qiraje shtetasit Hasan Rraja, vëllai i deputetit Rrahman Rraja, e drejtorit të postës Xhelal Rraja, u gjetën 3000 rrënjë kanabis në fazën e korrjes, e policia arrestoj vetëm një djalë, Gerald Rraja si punëtorë, e u prenë 100 rrënjë kanabis, se pati debate të ashpra mes Xhelalit e deputetit Rrahman Rraja me policinë, deri në përdorim armësh. Forcat e policise u prenë në besë nga drejtuesit e operacionit, me urdhër nga Tirana.

 Z. Berisha d.t 15, sipas ministrit Lleshi ështe data e fundit ër çkabinizimin e vendit, po në Zonat mbas fabrikës Titan në Thumane mafishes, mali i kuq, mali i Skenderbeut, cudhi kam e cudhi zall, jane 30 mije bime ne sera e ne ara, ku veprojne 8 grupe dhe pronareet jane Ilir Bushi, Betim Rryçi, Fatmir Durma, etj dhe pronar me pushtet, z. Artur Bushi. Për vërtetësi, le të ngihet droni, punetoret po vadisin e prashisin, e po bejne stanet per tharje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo15/06/2019 12:14

Kudo eshte mbjelle,kudo ruhet me polici,jane bere me te specializuar punetoret ,moren eksperiencen vjete dhe sivjet eshte rritur edhe prodhimi fale shiut

Shto koment

Denonco