Deklarata kërcënuese e 4 anëtarëve të Ramës në KQZ/ Reagon kryetari: Njoh dekretin e Presidentit

Deklarata kërcënuese e 4 anëtarëve të Ramës në KQZ/ Reagon kryetari: Njoh dekretin e Presidentit

19:45, 14/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari de juro i KQZ, Klement Zguri ka reaguar pas deklaratës kërcënuese që lëshoi pak më herët zëdhënësja e këtij institucioni në emër të katër anëtarëve të mazhorancës.

Sipas Zgurit, ky nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit dhe se ai e ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me dekretin e presidentit Ilir Meta.

“Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta”, shprehet kryetari i KQZ, Klement Zguri.

Në deklaratën e pak minutave më parë, 4 anëtarët e Ramës në KQZ kërcënojnë kryetarët e bashkive Mat, Kamëz, Kavajë, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Delvinë, Shkodër, Tropojë, Peqin, Rrogozhinë dhe Prrenjas të cilët kanë kërkuar shkresërisht lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur selitë e KZAZ-ve dhe Vendet e Numërimit të Votave, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve ose heqjen tyre nga ambjentet e shkollave që janë në administrim të bashkive pas hyrjes në fuqi të dekretit të presidentit të Republikës që zhbën 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale. 

Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj iu përgjigj pasditen e sotme kryetarëve të bashkive që drejtohen nga opozita. Ajo tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor, parimeve të përgjithshme të tij, dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Hoxhaj deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cënuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019. /Syri.net

https://www.syri.net/politike/260355/kater-ushtaret-e-rames-ne-kqz-kercenojne-kryebashkiaket/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/06/2019 21:18

Ore shqiptare!!! Po cfare lloji kryetari KQZ eshte ky, kur nuk ka nen urdherat e tij as zedhenesen e vet!???? Po te jete burre Klemend Zguri, blen nje dryn te madh si ato te dyerve te manastireve, i fut nje te mbyllur deres se KQZ dhe e mban celesin me vete dhe iken ne shtepi!

t14/06/2019 20:32

Do ishte me e ndershme qe ky zguri te jepte doreheqjen, se sa te rrije aty si lolo

t14/06/2019 20:25

Po kryetar i koqezës per çfare eshte ky zguri,vetem te ngroh karriken.si u leshoka nje deklarate pa pelqimin e tij si kryetar.apo ben gjoja njekundershtim te vogel dhe e justifikon keshtu pergjegjshmerine e tij.Kryetar koti

Shto koment

Denonco