Si është e vërteta e ‘vrasjes mafioze me anti-tank’ dhe roli i Edi Ramës

Si është e vërteta e ‘vrasjes mafioze me anti-tank’ dhe roli i Edi Ramës

16:12, 13/06/2019
A+ Aa A-

Lulzim Basha gjatë  konferencës së sotme për mediat, ka tejkaluar të ashtuquajturën ‘çështje të nxehtë’ të datës së zgjedhjeve lokale dhe i është rikthyer thelbit të kauzës së opozitës për të cilën nisi edhe aksionin e paprecedentë, me dorëzimin e mandateve parlamentare.

Në gati gjithë fjalën e tij Basha i bëri një skaner qeverisjes së Edi Ramës duke e trajtuar me fakte dhe emra, si një simbiozë krim-pushtet. Basha në këtë analizë të lidhjeve të Ramës me krimin e organizuar dhe trafikantët ndërkombëtarë të drogës, ndryshe nga herët e tjera ditën e sotme shkoi edhe më thellë se 6- vjeçari i qeverisjes së Ramës si kryeministër.

Gjatë një momenti të fjalës së tij duke folur për rolin e Ramës si bashkëpunëtor dhe ekzekutues të pastrimit të parave të prodhuara nga krimi dhe droga, riktheu një histori tipike mafioze që tronditi Tiranën në 22 qershor të vitit 1999.

‘Rama e nisi bashkëpunimin me krimin e organizuar si kryebashkiak i Tiranës. Aty ata pastruan paratë e tyre kriminale. Rama nuk i dha kurrë Tiranës një plan të përgjithshëm urban, sepse kërkonte të ishte vetë ligji dhe maliqi. Janë bërë vrasje me armë dhe antitank në pazarin për të pastruar paratë e drogës dhe krimit për pallatet shumëkatëshe’, ishte një pasazh nga fjala e sotme e Bashës.

Por çfarë është kjo vrasje mafioze me anti-tank që përmendi sot kreu i opozitës duke folur për lidhjet e Ramës me krimin. Një ngjarje e tillë e bujshme ka ndodhur në kryeqytet në vendin e quajtur ‘Fusha e Druve’, Allias, në kryeqytet në 22 qershor të vitit 1999, kohë kur grupi i organizuar kriminal i ‘Rrugës së Kavajës’ ishte ndarë dhe kishte nisur një luftë të përgjakshme brenda vetes.

Denis Gina, 27 vjeç, si dhe shoku i tij Median Shehu u ekzekutuan brenda mjetit të tyre të blinduar, pasi u qëlluan me një armë të rëndë anti-tank.

Në atë periudhë Edi Rama ishte ministër Kulture, por nga kushdo dihej miqësia e ngushtë e tij me Denis Ginën i cili ‘punonte’ edhe si avokat, por ndërkohë drejtonte një nga rrjetet më të fuqishme të trafikut të kokainës në Shqipëri dhe në Europë.

Rama si ministër, madje e kishte emëruar Ginën edhe drejtor të kinema ‘Milenium’, e cila u hap fillimisht si një biznes i përbashkët mes ministrisë së Kulturës dhe privatit. Gina deri në momentin e ekzekutimit ishte i fejuar me Rudina Magjistarin dhe çifti shfaqej shpesh nën shoqërinë e Edi Ramës në ambiente publike, kafe e restorante.

Pas vrasjes së kapos së organizatës ‘Djemtë e Rrugës së Kavajës’, Edi Rama, papritur u lidh dhe më pas u martua me të fejuarën e Ginës. Rama është akuzuar shpesh në media dhe nga eksponentë të opozitës së sotme, se nga Denis Gina nuk ‘trashëgoi’ vetëm bukuroshen Magjistari, por edhe produktet në para të organizatës që ai drejtonte, të cilat nisën të pastrohen me shpejtësi në ndërtim vetëm një vit më pas (2000) kur Edi Rama u zgjodh kryetar i bashkisë së Tiranës për të qëndruar në atë post plot 11 vite.

Kreu i opozitës sot gjatë konferencës për mediat kur foli për ekzekutime edhe me anti-tank, nuk përmendi emrin e Ginës, por të gjithë e dinë historinë e tij me Edi Ramës. Janë të shumta deklarata e politikanëve dhe shkrimet në media (disa prej të cilave sot janë kok e këmbë, në shërbim të Ramës) që dekonspirojnë këtë histori tipike mafioze, të përzier me politikë, pushtet dhe me femra. Por në morinë e tyre, po risjellim deklarimin për këtë çështje të një prej mikeshave të sotme të vetë Edi Ramës, Majlinda Bregut.

Në 3 Dhjetor të vitit 2009 kur ishte edhe ministre për Integrimin, Bregu pas disa sulmeve të grave socialiste në opozitë në atë kohë, nxori në live në media zëdhënësen e saj, Alida Beqiri, e cila në emër të shefes lëshoi një deklaratë të fortë kundër Edi Ramës, duke e akuzuar hapur mes të tjerave edhe për historinë mafioze dhe të pabesë të tij, me Denis Ginën 

‘Edvin Rama nuk mundet që me trillime të mbulojë lidhjet e tij me klanin lsquoGina, aksionet e përbashkëta dhe implikimin e tij në vrasjen e Denis Ginës me qëllimin e vetëm për ti gllabëruar atij shtëpi e katandi’, akuzonte në atë kohë zëdhënësja Bregut, mikun e sotëm Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco