Parashikimi i analistit: Nëse mazhoranca nuk reflekton, më 30 qershor do të kemi përplasje civile

Parashikimi i analistit: Nëse mazhoranca nuk reflekton, më 30 qershor do të kemi përplasje civile

23:40, 12/06/2019
A+ Aa A-

Sipas analistit Andi Bejtja, nuk është e largët dita që në vend të nisë një përplasje civile.

I ftuar në ‘Byro Politike’,  në Abc News, gazetari i njohur vlerësoi vendimin e presidentit Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve duke shtuar se situata nuk duhet të kishte shkuar deri në këtë pikë.

“Nuk kishte si t’u shikonte kështu kjo e Presidentit. Kemi një kohë politike. Nuk jemi në Amerikë që zgjedhjet janë javën e parë të Nëntorit. Mund të bëjmë një datë tjetër që është prapë brenda rregullit. Unë nuk e di, nuk jam jurist. Mund të shpallim datën tjetër, mund të shpallë javën e parë të Korrikut”, deklaroi Bejtja.

Më tej, duke parë qëndrimet e palëve politike analisti është shprehur se, do të kemi një përplasje civile me 30 qershor, nëse mazhoranca nuk reflekton.

“Nëse situata shkon si po shkon fjalët kanë mbaruar, fjalë nuk ka më.  Do kemi një lloj përplasje civile mos e diskuto. Duket fjalë e rëndë, më vjen zor ta them, po mendohem 100 herë ta them, por tek kjo jemi dhe fjalët nuk kanë më efekt. Për këtë ditë u mundua Presidenti dhe dy njerëz që kanë dy pare në kokë që të mos vinte kjo ditë”, u shpreh Andi Bejtja. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci13/06/2019 07:21

Duhet ndalu me cdo kusht ky njeri kerkon lufte te hapme me popullin e vet.

Shto koment

Denonco