Manjani: Holanda ‘shuplakë’ Ramës dhe burokratëve pijanecë të Brukselit

Manjani: Holanda ‘shuplakë’ Ramës dhe burokratëve pijanecë të Brukselit

21:41, 12/06/2019

Pas vendimit të parlamentit të Holandës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, vjen reagimi i ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani.

Sipas tij, deklarata e ministrit të jashtëm holandez, Stef Blok, ishte shuplaka e madhe ndaj Ramës dhe burokratëve pijanecë të Brukselit, siç i quan ai.

"Rekomandimi i Komisionit pra i burrokratëve dhe pijanecëve) ishte i parakohshëm për Shqipërinë, sepse ajo ska përmbushur asnjë kusht", citon Manjani kryediplomatin e Amsterdamit.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Ministri i Jashtëm i Hollandës ju dha shuplakën e madhe si Edi Ramës ashtu edhe burrokratëve e pijanecëve të Brukselit.

"Rekomandimi i Komisionit pra i burrokratëve dhe pijanecëve) ishte i parakohshëm për Shqipërinë, sepse ajo ska përmbushur asnjë kusht"- deklaron Ai.

Në fakt është shumë e hidhur për të gjithë ne ky konstatim, por e vërteta na ndihmon të trajtojmë çështjen ashtu siç duhet.

Çelja e bisedimeve, bisedimet në vetvete dhe, anëtarësimi në BE është çështje merite dhe jo nder shokësh e shoqesh burrokratë, me të cilët na është mburrur Rama gjithë këto vite.

Gjithkush mund të vlerësojë vetë sa europiane është Shqipëria e sotme?!

Jemi të identifikuar si trafikantë, të korruptuar,dogaxhinj e kriminelë gjithandej.

Nuk na i kanë rikthyer vizat, lavdi zotit, por në çdo pikë kontrolli kufitare në Europë na bëjnë zbor me pyetje e super verifikime sa na shohin pasaportën.

Në cilin vend Europian ikin masivisht njerëzit nga vendi i tyre?!

Në cilin vend Europian diskutohet (pa)aftësia e shtetit për të vendosur ligjin, për të garantuar liritë e të drejtat kushtetuese si dhe zgjedhjet e lira e demokratike?!

Në cilin vend Europian Kryeministri sillet si puçist në shtetin e vet?!

Në cilin vend Europian mbyllja e gjykatave quhet drejtësi?!

A ka kund ndonjë KQZ që të mos njohë autoritetin ligjor të kreut të shtetit?!

Ku në Europë policia prish shtëpi pasi ka helmuar me gaz lotsjellës banorët e saj?!

Ku në Europë gjendet një parlament monist dhe pa numrat e nevojshëm për tu quajtur parlament?!

Në ç'vend të Europës kushton ribërja e 1 km rrugë e ndërtuar 20 milion euro?!

Ku në Europë, gjendet prokurorë që nuk hetojnë asnjë skandal të qeverisë e shtetit?!

Në cilin vend të europës dënohet protesruesi dhe denoncuesi dhe i denoncuari megjithse kapet në flagrancë nuk i hyn gjëmb në këmbë?!

Cili kryeministër europian lë detyrën publike dhe me avion privat (të financuar nga nuk dihet) shkon të bëjë foto me Ronaldon?!!

Etj etj etj....

Ja pra që Europa është meritë dhe jo shoqëri supe e pilafi me fruta deti me ekspertë e ambasadorë. Këto të fundit nuk guxojnë të flasin se ju bërtet Rama!

Nuk ka pra asnjë lidhje me Europën e perëndimin ky realitet ku jemi katandisur.

Ndaj dhe shqiptarët IKIN.????????????

Kritika e Hollandës, Gjermanisë, Francës etj duhet marrë seriozisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco