Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

PDS i thotë ‘Jo’ 30 Qershorit, Paskal Milo takohet me presidentin

PDS i thotë ‘Jo’ 30 Qershorit, Paskal Milo takohet me presidentin

20:34, 12/06/2019
A+ Aa A-

Pas takimit me krerët e partive të Qendrës së Djathtë, aleate me PD dhe opozitën e bashkuar, presidenti i Republikës është takuar edhe me kreun e PDS, Paskal Milo, e cila është forcë politike jo vetëm e majtë, por edhe aleate me PS e Ramës në zgjedhjet e fundit.

“Ne do të vijojmë të takohemi jo vetëm me Presidentin e Republikës, ne shprehim gatishmërinë tonë për t'u takuar me të gjitha subjektet politike për ta trajtuar me shumë përgjegjshmëri krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria, me qëllim që të gjejmë, zgjidhjen më të përshtatshme, më të domosdoshme. Prandaj demokracia sociale është e hapur për të zhvilluar takime edhe me PS edhe me të gjitha partitë e tjera politike, gjithmon me mendimin se Shqipërisë në këto momente të vështira i duhet të dëshmojë urtësi, klasës politike, përgjegjshmëri, me qëllim që gjithnjë të mbizotërojë interesi kombëtar, mbi interesat politike të veçanta, të subjekteve politike”, u shpreh Milo.

Më tej Milo tha se ndonëse është në një aleancë tashmë të deklaruar me PS-në, kjo nuk e ndalon atë që të vërë në fillim interesat kombëtare të qytetarëve të vendit, që duan një Shqipëri të qetë dhe me stabilitet.  

Unë në ç’ka po shpreh përfaqësoj partinë Demokracia Sociale. Jam dhe vazhdoj të qëndroj në aleancë tashmë të deklaruar, por kjo nuk do të thotë që unë të mos jem i lirë që të shpreh pikëpamjet e mia në emër të partisë, jo për interesin imediat të partisë që përfaqësoj, por në radhë të parë vëmë interesin kombëtar. Duam që Shqipëria të ketë stabilitet politik, duam që Shqipëria të shmangë çdo lloj përplasje politike, apo edhe sociale, që do të ishte një fatkeqsi tjetër për vendin”, deklaroi kreu i PDS-së..

PDS bëhet kështu partia e parë e majtë që pranon shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Takimi vjen pas dekretit të presidentit që anullon 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal. 

Në takimin e parë te Meta morën pjesë krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, aleate të PD: Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule etj. Në përfundim, aleatët e PD e cilësuan takimin një hap të vogël në drejtimin e duhur, por pa dhënë shumë detaje.

Edhe gjatë daljes së djeshme për media, kreu i shtetit tregoi edhe një herë gadishmërinë e tij për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike në vend. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco