Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Analiza satirike/ “Ma theve zemrën ‘Nepi’. Ministresha ëmbël xhevaposej: Dermanin e gjeta përsëri tek…”

Analiza satirike/ “Ma theve zemrën ‘Nepi’. Ministresha ëmbël xhevaposej: Dermanin e gjeta përsëri tek…”

19:27, 12/06/2019
A+ Aa A-

Nga Agron Gjekmarkaj

Qe ditë e lodhshme! U ktheva në shtëpi si trimat pas betejës dhe krejt si ata bëra një gjumë të mirë! Faqja me qe kapur për jastëk dhe mendja lodronte ëndrrave pa e bërë kush zap!! Pata lënë televizorin ndezur dhe zëri kumbues që dilte se andejmi me nxuarr kllapie!

Në fillim u hap syri e me pas përqendrimi filloi te dëbonte përhumbjen! As me pak e as më shumë po ishte vetë Etilda Gjonaj, me pamjen e saj gjithë nur perëndie!!

Nën xhaketë dukej fustani me pika dhe befas mu kujtua kënga elbasanase: Fustani me pika /sa hije të paska /ngrejë kokën pak moj Nepi/sa të shoh se plasa/! Por ato që thoshte ministrja e Drejtësisë ishin një kolazh i pakuptimte logjik, politik e juridik! Ndoshta e dinte ç’po thoshte, ndoshta jo!! Fliste për dekretin e Presidentit për lumturinë e zenitin që i kishte dhënë vendimi i KQZ !! Dukej e vetmja ne Shqipëri qe nuk e dinte se vendi është në krizë!! Tension?- po pse do të ketë tension thoshte me pafajësi duke ju referuar datës 30 qershor! Opozita? – opozita për mua është ajo që kemi në Parlament i pohonte vetes nga ekrani dhe ndërmend me vinin mustaqet e Gjuzit si dy desh galana thuhet ne epos të kreshnikëve!! Rrekej Parruca me Ola Brukon ti thonin moj zonjë po këto janë votime veç me një kandidat! Ministresha ëmbël xhevaposej, po jo kush do më ndaloje mua të zgjedh kandidatin që dua???! ha ha ha ha !!!

Ne harkun e shkurtër të kohës megjithëse duket e pabesueshme vetë ministrja e Drejtësisë tha plot nga këto gjera!! Ndihej qe i kishin kërkuar kundër vullnetit të dilte te thoshte dicka e tha sa mundi aqsa humbi fillin !! Fjalët e vunë përfund si ortek! Sa ne vështirësi i ka vënë Kryeministri vartësit e tij! Etilda është juriste mbase edhe e mirë ku i dihet por nonsenset e saj sonte ishin shumë, ishin mbresëlënëse, ishin të papërsëritshme, ishin të dhimbshme!

Ministri i Drejtësisë te paktën hesht kur marrëzia ka vrare jurisprudencen, kur dekreti i Presidentit gjykohet nga KQZ e padegjuar, thjeshte idiotesi per hall politik, kur kete tager e ka vetëm Gjykata Kushtetuese!! Mazhoranca tani eshte ne pozite te plote paligjshmërie, eksponentët e saj ne pozite papërgjegjshmërie! Mu dhims Etilda ! Dermanin e gjeta perseri tek kenga: “zanin ta ndigjoshja/ thojsha po me dhemb koka/desha te marr doktorin Nepi/por me erdh turp nga bota/.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo12/06/2019 20:17

Etilda nuk ben asgje se i gjati thote fols siç them une se ndryshe te heq ty me gjithe fustan

Shto koment

Denonco