Kriza në vend/ Presidenti Meta nis konsultimet me aleatët e PD

Kriza në vend/ Presidenti Meta nis konsultimet me aleatët e PD

19:14, 12/06/2019
A+ Aa A-

Ka nisur para pak minutash në ambientet e presidencës takimi i parë konsultativ mes Kreut të Shtetit, Ilir Meta me krerët e partive politike, për caktimin e një date të mundshme të zgjedhjeve, ashtu siç njoftoi një ditë më parë.

Në takimin e parë te Meta do të jenë krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, aleate të PD. Në këto momente në Presidencë janë parë të hyjnë, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka etj.

6 ditë më parë nga Kamza, pas një mbledhje mes tyre, krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë kanë hedhur në tryezë idenë e shtyrjes së zgjedhjeve me 6 muaj.

Në daljen e djeshme për mediat, Presidenti Ilir Meta komentoi vendimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, si një formë për të shmangur konfliktin në atë datë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skraparliu12/06/2019 19:19

Meta duhet te nise bisedimet me ps-ne se eshte partia me e madhe ne vend, e jo me kto kaculat e vegjel qe nuk dine se ku jane e se sa jane.

Shto koment

Denonco