Ja se si Parlamenti Holandez hodhi poshtë progres raportin pozitiv për Shqipërinë

Ja se si Parlamenti Holandez hodhi poshtë progres raportin pozitiv për Shqipërinë

18:43, 12/06/2019
A+ Aa A-

Parlamenti Holandez i tha sot Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë, duke konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e këtij shteti për të mos pranuar në gjirin e Evropës një shtet të drejtuar nga një qeveri të lidhur me krimin.

Ajo që të bën përshtypje në vendimin e argumentuar të Hollandës është fakti se Hollanda ka rrëzuar njëkohësisht edhe raport progresin pozitiv të formuluar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë.  

Arsyeja e vendimit të Parlamentit Holandez është mungesa e progresit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit sipas kërkesave që ka bërë qeveria holandeze.

Sot në Parlamentin Holandez janë votuar katër mocione. Dy që lidheshin për refuzimin dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe dy që lidheshin për refuzimin dhe hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Për Shqipërinë është votuar kundër çeljes së negociatave. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut është miratuar çelja e negociatave.

Anne Mulder Drost është deputetja që ka bërë mocionin.

21 501-02

Nr. 2019

General Affairs Council and Foreign Affairs Council

MOTION OF THE MEMBER REPLIES C.S.

Proposed June 11, 2019 The Chamber,

after hearing the deliberation, noting that, açording to the Dutch government, Albania is not achieving tangible results in the fight against corruption and organized crime; notes that on the basis of this progress report it can be established that Albania does not meet the conditions set; calls on the Dutch government not to agree ëith the Commission's proposal to start negotiations for EU accession;

And proceeds to the order of the day.

Anne Mulder Drost

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco