Grekët nuk esktraduan vrasësin e Komisarit të Policisë, Ministria e Drejtësisë fshehu vendimin

Grekët nuk esktraduan vrasësin e Komisarit të Policisë, Ministria e Drejtësisë fshehu vendimin

18:04, 12/06/2019

Autoritetet greke nuk kanë pranuar të ekstradojnë në Shqipëri Bledar Jambellin, të dyshuar si vrasës të kryekomisarit Artan Cuku.

Por ajo që e bën më të rendë këtë vendim është fakti që Ministria e Drejtësisë në Shqipëri e ka mbajtur të fshehur këtë vendim të autoriteteve greke.

Jambelli akuzohet për veprat “Vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim.

Vendimi për mosektradimin e Jambellit është marrë nga Gjykata e Lartë në Greqi.

Ky vendim ka ardhur në Ministrinë e Drejtësisë prej 1 muaji

Ndërkohë, prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të vendimit të plotë i Gjykatës së Lartë Greke.

Bledar Jambelli njihet ndryshe edhe me emrin Rikardo Muho.

Ai u arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar në Greqi, dy vite pas vrasjes së komisari Artan Cukut i cili u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë më 8 Prilli 2017.

Sipas hetimeve, komisar Cuku u vra pasi Jambelli urdhëroi vrasjen e tij, për shkak të arrestimit që ky i fundit i kishte bërë kur mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës.

I dënuar aktualisht për vrasjen e komisar Cukut është Mikel Shallari, ndërsa në kërkim i akuzuar si bashkëpunëtor është Kristian Leci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco