Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

28-vjetori i Partisë Socialiste/ Shpërthen gazetari: Krijoni një muze gjigand për këtë egërsirë

28-vjetori i Partisë Socialiste/ Shpërthen gazetari: Krijoni një muze gjigand për këtë egërsirë

17:07, 12/06/2019
A+ Aa A-

Sot, edhe pse realisht e krijuar në nëntorin e 1941, Partia Socialiste feston themelimin e saj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, gazetari Agim Xhafka nuk kursen kritikat ndaj kësaj force politike, duke e akuzuar për gjithçka i ka ndodhur vendit, kryesisht gjatë periudhës së regjimit komunist.

Ja çfarë shkruan gazetari Agim Xhafka:

“Feston sot socialistja që çoi në uri çdo familje,që shpiku tallonin,që fëmijëve u hoqi qumështin,që gjysmën e popullit nuk e quante popull,që çikoren e shiti për kafe,që televizionit i vuri shirita dhe që kufirin e mbrojti me topa. Argëtohen dështakët afër shekullorë. Festa e tyre ngjet si orgjia e kanibalëve që kërcejnë e nuk pushojnë deri sa të tretin edhe kockat e viktimave.

Sot monstra feston ngadhnjimin mbi të mirën,gëzon triumfin e së keqes më të keqe që ka parë njerëzimi e rruzulli. Krijoni një muze gjigand për këtë egërsirë se do u shërbejë brezave. Do u duhet që ta mësojnë mënxyrën,por edhe të mbrohen nga murtaja.

Sot te liqeni qelbi do bëka festë...”

HISTORIKU:

PPSH-ja u themelua në vitin 1941 me emrin Partia Komuniste e Shqipërisë dhe në vitin 1948ndërroi emrin duke u quajtur Partia e Punës se Shqipërisë. PPSH-ja ishte një parti marksisto-leniniste dhe udhëhoqi në formën më ekstreme. Vizioni i saj komunist ishte ndër më të rreptit. Ajo mori pushtetin në vitin 1946 dhe i dha jetë sistemit më të egër diktatorial në Evropën e bllokut Sovjetik. Ishte Shqipëria i pari shtet ne Evropë i cili ndaloi fenë me ligj kushtetues duke ndaluar kështu ushtrimin e besimit jo vetëm nëpër institucione fetare por edhe ne kushte shtepijake. PPSH-ja u udhëhoq qysh nga fillimi nga Enver Hoxha, i cili që nga viti 1944 e deri në vitin 1954 ushtroi njëkohësisht dhe funksionin e Kryeministrit, dhe funksionin e Ministrit te Jashtëm. Shqipëria nën drejtimin e Enver Hoxhes ndoqi veç të tjerash dhe politiken e izolimit nga bota.

Me vdekjen e Hoxhes në vitin 1985 drejtimin e Partisë së Punës e mori në dorë Ramiz Alia i cili i detyruar nga kushtet zbuti disi luftën e klasave. Pas rënies se murit të Berlinit filluan demonstratat masive të cilat do të ndryshonin dhe kursin. Partia e Punës se Shqipërisë do të quhej Partia Socialiste e Shqipërisë. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Osumi12/06/2019 19:23

Vdekje pksh,ppsh,ps, ridhjerjes! Rrofte populli shqiptar! Zoti e bekofte Shqiperine.

Genci12/06/2019 17:54

LLUMI I POPULLIT SHQIPTAR QE MORI DHE PO MERR NE QAFE PJESEN ME TE MADHE TE TIJ ! JU SHOFT FARA O PLERA O BASTARDE ! NESE DONI KETE SHKONI E TU QIHET FISI MBAR NE KOREN E VERIUT .... E NA LENI REHAT NE O KRIMINELA !

Shto koment

Denonco