Haradinaj : Paqen e bëjnë të guximshmit, kufijtë e Kosovës nuk guxon kush t'i prekë

Haradinaj : Paqen e bëjnë të guximshmit, kufijtë e Kosovës nuk guxon kush t'i prekë

13:03, 12/06/2019
A+ Aa A-

Me rastin e e ceremonisë të 20-vjetorit të hyrjes së NATO’së në Kosovë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj,në fjalën e tij para të pranishmëve, ka deklaruar se Kosova është e gatshme që të pajtohet me shtetin Serb, shtet ky i cili para dy dekadave kreu gjenocid në Kosovë.

Haradinaj u shpreh se paqen e bëjnë të guximshmit, andaj Kosova sipas tij ka guxim që të pajtohet me Serbinë.

Kryeministri i vendit i ka bërë thirrje Serbisë dhe Vuciqit  që ta njohin Kosovën në kufijtë aktual dhe të drejtën e saj për të qeverisur.

“Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtua me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe Vuciqit që ta njeh Kosovën në kufijtë aktual. Në mënyrë që ne të qeverisim, të punojmë më shumë, në luftimin e korrupsionit, forcimin e vendit dhe ligjit në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj para të pranishmëve.

“Kosova është e gatshme me u pajtu dhe si e tillë i bënë thirrje për pajtim Serbisë”.

Ndërkohë, tutje kryeministri, ka falënderuat ish-presidentin amerikan, Bill Clintonin si dhe Albrightin për ndihmesën që i kanë dhënë Kosovës ndër vite.

“President Clinton, jeni në shtëpinë e juaj. Zoti e bekoftë Kosovën. Ju me avionët tuaj i ndalet trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull ju falënderojmë gjithë jetën”, ka deklaruar në fund, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco