Analisti: Vizat Kosovës nuk i hiqen për shkak të qeverisë së Edi Ramës

Analisti: Vizat Kosovës nuk i hiqen për shkak të qeverisë së Edi Ramës

13:33, 12/06/2019

Kosova feston sot 20-vjetorin e çlirimit, me një ceremoni madhështore. Megjithatë, Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Europë për shkak se nuk lëviz lirshëm pa viza.

Analisti i njohur kosovar, Augustin Palokaj, shkruan se problemi me heqjen e vizave nuk qëndron më shumë tek Kosova, sesa tek Shqipëria.

‘Ndonëse formalisht nuk kanë lidhje, proceset e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës dhe ajo për kthimin eventual të vizave për shtetasit e Shqipërisë janë të ndërlidhura. Derisa të ekzistojnë debate për kthimin e vizave për Shqipërinë, nuk do të jetë lehtë të hiqen për kosovarët. Është mirë për Kosovën që Gjermania tani mbështet heqjen e vizave.

Por për ta bërë këtë realitet duhet një Gjermani, e cila pos që vetë është në favor, i bind edhe shtetet e tjera të pajtohen me këtë.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur edhe kushtet e fundit për liberalizim vizash, heqja e vizave nuk ka ndodhur. Dhe duket se edhe ky vit është i humbur,’ shkruan Palokaj në Koha.net.

Ai thekson se Holanda ka kërkuar rikthimin e vizave me Shqipërinë dhe kjo çështje po trajtohet nga Komisioni Europian. Ndërkohë e shqetësuar nga azilantët shqiptarë mbetet Franca, e cila ka kërcënuar se mund të kërkojë rikthimin e vizave.

‘Dikush mund të bëjë pyetje se pse Holanda, një shtet me 17 milionë banorë, na qenka aq me ndikim në BE. Ka shumë arsye pse Holanda ka aq shumë ndikim dhe më i thjeshti është se ky është shteti, i cili për kokë banori kontribuon më së shumti financiarisht në Bashkimin Evropian,’ sqaron analisti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco