Para takimit me Metën, Basha thërret krerët e partive aleate

Para takimit me Metën, Basha thërret krerët e partive aleate

12:41, 12/06/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur mesditën e sotme në një takim krerët e partive aleate.

Takimi vjen para nisjes së konsultimeve me presidentin Ilir Meta për datën e re të zgjedhjeve.

Takimet nisin fill pas kthimit të Metës nga Kosova, ku do të marrë pjesë në festimet e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Nuk dihet se kur do të zhvillohen bisedimet me të majtën në pushtet dhe as nëse kryeministri Edi Rama do ta pranojë apo jo këtë ftesë nisur nga fakti se ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor edhe pas dekretit të Presidentit për ta anuluar këtë datë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco