‘Vrasja e kryekomunarit’/  Berisha: Rama e shndërroi Vlorën në kryeqytetin e vrasjeve në Evropë

‘Vrasja e kryekomunarit’/ Berisha: Rama e shndërroi Vlorën në kryeqytetin e vrasjeve në Evropë

19:39, 11/06/2019

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, lidhur me vrasjen e sotme të kreut të Njësisë Administrative Kotë në Vlorë, Argjil Gjika.

Sipas Berishës kjo është një tjetër dëshmi që Vlora është në thundrën e krimit që mbolli Edi Rama.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve vlonjatë që të ngrihen në protesta të fuqishme dhe të çlirojnë qytetin nga krimi

“Edvin Kristaq Krimi shnderroi Vloren ne kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve dhe zhdukjeve ne Europe!

Sot ekzekutimi i rradhes ne Vlore!

Miq, sot ndodhi vrasja e radhes ne Vlore. Kryetari i njesise administrative te Kotes ishte viktima e radhes. Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se te ndjerit dhe denoj me ashpersi vrasjen e tij.

Por me dhimbje me duhet te shtoj se Vlora, perla e Mesdheut eshte shnderruar tani si kurre ndonjehere me pare nga narkodeputeti i saj dhe kreu i meduzes Edvin Kristaq Krimi ne kryeqytetin e Shqiperise dhe Europes te vrasjeve, pengmarrjeve, zhdukjeve, varrosjeve ne thellesi te detit apo tretjes ne vaskat me acid.

Keto vite te qeverisjes te Edvin Kristaq Krimit qindra djeme, burra te saj u ekzekutuan ne arat apo magazinat e hashashit, ne rruget, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhduken te mbytur nga duar kriminale ne thellesit e detit, u dogjen te gjalle apo u treten ne vaskat me acid per te mos patur nje varr ne kete bote.

Te gjitha keto nga banda mizore te lidhura si mishi me thoin me pushtetaret lokal dhe narkoqeveritaret horra me ne krye Edvin Kristaq Krimin.

Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen ne lartesine e trimerise dhe virtuteve te tyre, te ndeshkojne dhe te shpallin nongrata monstren qe me politikat dhe lidhjet e tij te krimit krijoi ne Vlore nje klime horror, vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash te cilen vlonjatet nuk e ka njohur as ne koherat e pushtimeve me te egra.

Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen me guxim ne protesta te fuqishme dhe te çlirojne qytetin e tyre nga narkoqeveritaret dhe bandat e tyre qe pasurohen çdo dite mbi gjakun, jetet e humbura, te te rinjve te vrare, te zhdukur, te mbytur apo te shkrire ne acid te saj. Sb”, shkruan Berisha.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco