Meta sfidon Ramën: Ai e di që unë nuk kam frikë ...

Meta sfidon Ramën: Ai e di që unë nuk kam frikë ...

16:38, 11/06/2019
A+ Aa A-

Gjatë konferencës së tij për mediat, presidenti Ilir Meta, duke komentuar deklaratat e kreut të qeverisë, se vendimi i tij erdhi si pasojë e frikës së reformës në drejtësi, u shpreh se frikë ka vetëm nga përgjegjësia para popullit nga detyrat që ka.

“Nëse ka një njeri që e di që unë s’kam frikë është Rama. Unë kam frikë vetëm nga përgjegjësia para popullit dhe nga detyrat që kam. Dhe detyra që kam është shumë e lartë. Reforma në drejtësi nëse u miratua me konsensus  e ka falë ndërhyrjeve që kam bërë për atë konsensus se ndryshe sot Shqipëria as rekomandimin për nisje të negociatave nuk do e kishte”, deklaroi kreu i shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dordomusi 11/06/2019 17:25

Ai te njeh si qeni te zotin ty aq mire te njeh...plasja ne fytyre se te ka pesh fjala ty e mos u lekund fare...te guxojne te shkarkojne po flak do ta ndezim...me qetesi e shqiptari!!!

Shto koment

Denonco