Konferenca për mediat/ Meta: Republika nuk është monopartitizëm, ftoj palët në dialog

Konferenca për mediat/ Meta: Republika nuk është monopartitizëm, ftoj palët në dialog

16:25, 11/06/2019
A+ Aa A-

Në konferencën për mediat nga selia e presidencës, kreu i shtetit Ilir Meta, apeloi te partitë politike të gjejnë rrugën e dialogut për ti dhënë fund krizës në vend.

Sipas presidentit, republika nuk është monopartitizëm, as kapje e institucione nga ana e mazhorancës.

“Republika nuk është monopartitizëm, as kapje e institucione nga ana e maxhorancës e as delegjitimim i tyre nga ana e opozitës. Siguroj qytetarët se zgjedhjet do zhvillohen në një datë të mëvonshme e brenda një afati në respekt me frymën e kushtetutës.

U bëj thirrje palëve ta lexojnë me seriozitet kushtetutën të shfrytzojnë këtë hapësirë, për gjetjen e një zgjdihje për përfshirjn e të gjithë shqiptarëve në zgjedhje. Jam gati të ndërmarr vendime të rëndësishme në interes të vendit e frymës kushtetuese. Ftoj palët të kuptojnë domosdoshmërinë e dialogut e gjetjen e zgjidhjeve” u shpreh Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco