Presidenti Meta/ Doni shkarkimin tim? Zgjidhni krizën, jap dorëheqjen

Presidenti Meta/ Doni shkarkimin tim? Zgjidhni krizën, jap dorëheqjen

16:13, 11/06/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta doli një konferencë të jashtëzakonshme në orën 16:00 deklaroi se ishte i detyruar të shfuqizonte dekretin për datën e zgjedhjeve.

I pyetur rreth shkarkimit të tij, i kërkuar nga mazhoranca dhe a ka ndikuar opozita në vendimin e tij, Meta u shpreh:

 "Po e nis me shkarkimin. Që rri unë ndonjëherë me Berishën, ky nuk është ndonjë sekret i madh. Nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë. Unë jam vetëdeklaruar për ta lënë postim dhe i gatshëm që kjo të bëhet për zgjidhjen e krizës dhe çdo gjë do të funksionojë. Nëse iu intereson presidenti, hajd të zgjidhim krizën, ikën presidenti. 

A ka ndikuar Basha apo edhe Monika në vendimin tim? Absolutisht! Madje dëgjova edhe një politikan me përvojë që thoshte se Presidenti e ka bërë këtë vendim për t'i shërbyer opozitës, kur vetë është në opozitë. Nëse kjo i shërben, i shërben pikërisht atij'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco