Një ‘da-ci-bao’... kushtetuese!?

Një ‘da-ci-bao’... kushtetuese!?

15:24, 11/06/2019
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri/

Një "da-ci-bao"... kushtetuese!?

"Duke respektuar parashikimin kushtetues se qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike"

Kështu shprehen në fletë-rrufenë mbi të cilën do investojnë parlamentin të enjten, e ku "këshillojnë të reflektojë", Presidentin e Republikës, në emër të...Kushtetutës!!!

Nga koncepti kushtetues që përmendin vetë në këtë fletë-rrufe kundër Presidentit, i vetmi element që u ka mbetur është "periodike", sepse këto të "30 qershorit":

- "zgjedhje" nuk quhen, pasi s'ka as garë as alternativë për të ZGJEDHUR;

- "të barabarta" nuk janë sepse edhe sikur të mos ishte hija e dosjes "339", KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, po provohen krejtësisht nën urdhrat e qeverisë;

- "të lira" nuk janë sepse qeveria e ka vendosur si detyrim politik pjesëmarrje në to, shoqëruar me kërcënim për "çvizërim" amerikan e evropian për mospjesëmarrjen;

- "të përgjithëshme" nuk janë po ashtu, pasi harta e "garës" qoftë dhe të stisur, nuk mbulon as gjysmen e territorit...

Siç shprehen dhe vetë në fletë-rrufe, Kushtetuta dhe ligji e DETYRON qeverine te organizoje ZGJEDHJE, "bazën e qeverisjes"!

QEVERINË jo PRESEDENTIN, e as OPOZITËN!

"VOTIMI" s'eshte veçse nje INSTRUMENT ne duart e popullit PËR TË ZGJEDHUR;

Qeveria refuzon ta permbushe kete detyrim kushtetues dhe ligjor, duke i reduktuar me qëllim anti-kushtetues, anti-ligjor, apolitik e pamoral, ZGJEDHJET ne nje proces VOTIMESH pa kandidatura alternative duke cuar vendin ne kufinjte e nje konflikti civil te pakontrollueshem.

Refuzimet per te reflektuar mbi situaten dhe per te permbushur DETYRIMIN kushtetues per te organizuar ZGJEDHJE, qeveria e kisht motivuar publikisht, duke permendur si "pengese", "forcë madhore", Dekretin e nxjerre nga Presidenti i Republikes 6 muaj më parë, ku përcaktonte hapjen e procesit të ZGJEDHJEVE përmes caktimit të datës së votimit, siç e kërkon Kushtetuta.

Presidenti i Republikës vendosi ta heqë kete "pengese" në një përpjekje KUSHTETUESE, jo thjesht për të mënjanuar konfliktin civil, por për të parandaluar ekzekutimin e thelbit të demokracisë, "bazës së qeverisjes", pra të qeverisë: ZGJEDHJET!

6 muaj më parë Presidenti i Republikës dekretoi datën ku përmbyllet procesi i ZGJEDHJEVE, dmth ditën e votimit!

Dekreti i 10 qershorit, i Presidentit të Republikës anulloi VOTIMET, se proces ZGJEDHJESH nuk pati kurrë, për shkak se qeveria refuzoi të bëjë detyrën e saj KUSHTETUESE!

Përderisa NUK KA ZGJEDHJE, s'ka arsye të ketë AS VOTIME!!!

Qeveria po vazhdon të refuzojë përmbushjen e DETYRIMIT KUSHTETUES per te organizuar ZGJEDHJE, ku permes procesit te VOTIMIT qytetaret te mund TE ZGJEDHIN!

Qeveria do VOTIME, jo ZGJEDHJE, sepse mafia nuk funksionon përmes zgjedhjeve...

Pavarësisht nga dekreti i Presidentit të Republikës, përplasja civile është po aty, e palëkundur, e pacënuar, e vendosur në alogjikën anti-demokratike, njësoj si... qeveria...si mafia!!!!

Pa u shporrur qeveria e mafias, ZGJEDHJE nuk mund të ketë, e as votime!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco