Rezoluta/ 13 nga 28 vende të BE-së, pro negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë

Rezoluta/ 13 nga 28 vende të BE-së, pro negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë

14:45, 11/06/2019
A+ Aa A-

Janë 13 vende të BE-së nga 28 në total qe kerkojne hapjen e negociatave me Shqiperine e Maqedonine.

Ne listen pro, shumica e vendeve jane anëtarë të rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si edhe Italia dhe Austria, do t’i drejtohen me kërkesë 28 vendeve të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

EUROACTIV raporton se pro hapjes se negociatave janë: Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta.

Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshill, ku Gjermania është deklaruar haptazi se nuk do të marrë vendim tani për Shqipërinë.

Vetëm pak ditë më parë kancelarja Angela Merkel u shpreh në Komisionin Europian të Bundestagut se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet dhe një vendim në lidhje me hapjen e negociatave mund të merret vetëm në fillim të muajit tetor.

Dy shtete të tjera, Franca dhe Holanda janë shprehur kundër hapjes së negociatave me vendin tonë.

Holanda pak ditë më parë konfirmoi votën kundër Shqipërisë, ndërsa ministri i Jashtëm, Stef Blok u shpreh se vendi është pro hapjes së rrugës për Maqedoninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pilo11/06/2019 14:52

Hiq Austrine dhe Italine..jane te gjitha vende te ish bllokut Komunist( hiq edhe Malten)..

Shto koment

Denonco