Përplasje në Kuvend për `gjyqin politik`, që Rama kërkon t'i bëjë Presidentit Meta!

Përplasje në Kuvend për `gjyqin politik`, që Rama kërkon t'i bëjë Presidentit Meta!

13:58, 11/06/2019

Ditën e sotme në Konferenca e Kryetarëve në Kuvend është miratuar një kërkesën e maxhorancës, për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvendin e Shqipërisë nga e cila pritet të miratohet edhe një rezolutë kundër presidentit Ilir Meta. Fillimisht u fol për “shkarkim”, por më pas rezultoi e gjitha në një projekt-rezolutë në formë fletërrufeje, që i bën thirrje presidentit të vendit që të reflektojë. Por kjo mbledhje e kryetarëve në kuvend, nuk ka kaluar pa debate. Mësohet se kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, ka dalë hapur kundër këtij “gjyqi” që po planifikohet ti bëhet presidentit në seancën e të Enjtes.

Gazetës “Panorama”, ka kontaktuar me deputeten Dhimtri, për të mësuar më shumë rreth  qëndrimit të saj kundër mazhorancës për këtë çështje. Duke komentuar debatin e zhvilluar ajo konfirmoi qëndrimin e saj, “se lidhur me kushtetutshmërinë e Presidentit të vendit, mund të shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese”. Dhimitri shtoi se nuk ka vend në Kuvend për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit, e ndërsa pohoi se do të votojë kundër rezolutës nëse do të ketë një mocion për shkarkimin e Presidentit Meta.

“Lidhur me dekretin e Presidentit, edhe pse mund të jetë i gabuar nën frymën kushtetuese, gjykata kompetente për t’u shprehur lidhur me kushtetutshmërinë e këtij akti, është Gjykata Kushtetuese. Nuk jemi ne si opozitë apo maxhorancë që mund të vlerësojmë kushtetutshmërinë e këtij akti. Unë shprehem kundër mocionit për debat në Kuvend lidhur me dekretin e Presidenti. Nuk ka vend në Kuvend për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit, pasi i vetmi organ që mund të shprehet për të, është Gjykata Kushtetuese. Unë nuk mund të shprehem nëse dekreti i Presidentit është i saktë apo i pasaktë, pasi i qëndroj parimit, të respektojmë Kushtetutën, dhe t’ia lëmë Gjykatës Kushtetuese të vendosë. Presidenti nuk mund të penalizohet për aktet që nxjerr, sepse në të kundërt, Kushtetuta bie. Unë do të votoj kundër edhe rezolutës në Kuvend, nëse do të ketë mocion për shkarkimin e Presidentit”, ka deklaruar Fatjona Dhimitri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci11/06/2019 15:00

Kujtoi pallaveshi kryeminister se duke shkri gjykaten kushtetuse do mulote krimet e veta. Po ja ku i ra kaptines vet me kome ime ska ku te qahet per dekretin e Metes.

Shto koment

Denonco