Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Vasili: Ramën se shpëton dot askush nga fundi fatal

VIDEO/ Vasili: Ramën se shpëton dot askush nga fundi fatal

13:41, 11/06/2019
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se demokracia në Shqipëri është në rrezik të madh për shkak të puçit kushtetues të Rilindjes dhe skenarit të saj kriminal për rrëmbimin e të gjitha pushteteve.

Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, në një dalje për mediat tha se pushteti që grabit qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive të përmasave gjigante, si rruga Milot-Balldren, Unaza e Re, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi e të tjera e të tjera, po tenton që t’i japë edhe demokracinë krimit me koncesion.

Vasili: Pushteti, i cili me kriminelët dhe me të gjithë strukturat e krimit të organizuar rrëmbeu votat në vitin 2017 në zgjedhjet e qershorit, dhe ku dosja 339 dhe 184, të cilat kanë të evidentuar qartë krimin zgjedhor nuk zbardhen aspak por mbahen të bllokuara dhe të bunkerizuara, janë tentativa tjetër që demokracinë t’ua dorëzojnë krimit përfundimisht, atij krimi me të cilin kanë ardhur në pushtet e me të cilin Rilindja kërkon të rrijë në pushtet.

Vasili theksoi se Presidenti i Republikës në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me detyrat e kompetencat që kjo Kushtetutë i vendos atij, ka nxjerrë dje një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, pra të anulimit të datës së këtyre zgjedhjeve.

Vasili: Presidenti i Republikës ka kryer me këtë dekret një veprim kushtetues, i cili ka mbrojtur dy kolonat e Republikës tonë Parlamentare. Ka mbrojtur pluralizmin politik, si instrumenti që prodhon të gjitha pushtetet dhe u garanton qytetarëve mundësinë që të zgjedhin dhe të zgjidhen. Dhe së dyti ka mbrojtur atë më themelorin, unitetin e kombit nga një rrezik ekstrem konflikti civil dhe social e të pa shembull.

Në këto rrethana, shton Vasili,  Rilindja e interesuar të përvijojë puçin kushtetues të rrëmbimit kriminal të pushteteve, po tenton me çdo mjet dhe me çdo kusht që të pengojë të gjitha veprimet të cilat mbrojnë pluralizmin dhe mbrojnë qetësinë dhe unitetin e shqiptarëve.

Vasili: Është e qartë për këdo që ky kryeministër i cili qeveris vendin, i cili është kapur në flagrancë si askush tjetër, me fakte të pakundërshtueshme, fakte ligjorë të Prokurorisë së shtetit shqiptare, fakte të cilat janë bërë publike anë e mbanë globit, ka humbur njëherë e përgjithmonë dhe kurrë më nuk mund të jetë ai që të administrojë zgjedhje në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka të drejtë dhe nuk do ti administrojë më sepse Edi Rama është i vetmi njeri në mënyrë të drejtpërdrejtë në krye të qeverisë i interesuar që në Shqipëri të vendoset monizmi, pra zhdukja e pluralizmit politik e cila është ëndrra e tij e vjetër. Me çdo mekanizëm kriminal përpiqet ta vërë në jetë. 

Dhe së dyti kërkon të vendosë në konflikt të fortë civil dhe social popullin dhe nëpërmjet kësaj ndasie të përpiqet të shtojë dhe të shtyjë orët e tij të pushtetit. Që të shtyjë orët e pushtetit dhe nëpërmjet pucit kushtetues dhe institucional të vazhdojë të vjedhë qindra miliona si aton që janë evidentuar gjerësisht deri tani e që ndodhen në sytë e të gjithë qytetarëve, po ndodhen anembanë globit dhe ti vjedhë pa u ndëshkuar, duke pasur në duart e tij drejtësinë e rrëmbyer e të kapur e cila, ashtu sikurse nuk zbardh dot dosjen 339 dhe 18 po ashtu, nuk zbardh dhe bllokon të gjitha dosjet e aferave korruptive, ku ndodhet ai vetë, ministrat e tij dhe familjarët e tij.

Në këtë situatë të këtij udhëkryqi shumë të rrezikshëm ku demokracia ndodhet më e kërcënuar se kurrë më parë, Vasili nënvizoi se opozita së bashku me mijëra qytetarë janë më të palëkundur dhe në të fortë se kurrë për të mbrojtur demokracinë nga krimi në mënyrë që një shtet u drejt dhe i barabartë dhe qytetarë të lirë që zgjidhjen dhe zgjedhin të jenë ata që përcaktojnë fatet dhe të ardhmen e vendit dhe kurrë më kriminelët.

Vasili: Kjo betejë nuk është për çështje pushteti por është një betejë për të shpëtuar themelet e shtetit dhe të ardhmen e fëmijëve tanë nga rrëmbimi kriminal i cili po tenton të kryhet me çdo kusht por që ka një fund të sigurt pasi sot përballë ndodhet një popull i tërë i vendosur në një kauzë të drejtë dhe në krahun tjetër, një grusht i kriminalizuar qeveritarësh të cilët për pak orë do të vazhdojnë të konsumojnë një puç i cili ka dështuar, është në sytë e qytetarëve dhe fund i të cilit është një fund i pashmangshëm fatal, të cilin nuk e shpëton dot as Edi Rama as ndonjë grusht deputetësh, cilitdo qofshin ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco