‘Ka treguar që nuk kupton’, Alibeaj: ‘Dhëmbë për dhëmbë me Ramën’

‘Ka treguar që nuk kupton’, Alibeaj: ‘Dhëmbë për dhëmbë me Ramën’

22:02, 10/06/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë.

Madje do të përballen me krimin sy më sy dhëmbë për dhëmbë, se nuk e kanë luksin të rrinë dhe të hanë kopaçen.

Deklaratat Alibeaj, i bëri në studion e lajmeve të Ora Neës.

“Nuk e kemi luksin që të rrimë e të presim, e të hamë kopaçe kurrizit nga një person i papërgjegjshëm siç është ky njeri, i cili nuk e ka karrigen e vet të marrë nga qytetarët. Ka treguar shumë episode që nuk kupton nga kjo gjë. Arroganca e pushtetit e ka kapur, oligarkia dhe krimi i ka lidhur duart. Për këtë arsye unë besoj që ka vetëm një zgjidhje, përballje drejtpërdrejt me krimin. Ne po luftojmë me krimin, nuk po luftojmë me një njeri me këmishë dhe kollare në po luftojmë me krimin dhe lufta me krimin është sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco