Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Takimi i Bashës me aleatët/ Mediu: Qëndrim i përbashkët, zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër

Takimi i Bashës me aleatët/ Mediu: Qëndrim i përbashkët, zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër

19:51, 10/06/2019
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi sot pasdite aleatët e tij politik, takim i cili vjen pasi Presidenti firmosi zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Në përfundim të takimit, kreu i Partisë republikane, Fatmir Mediu, në një prononcim të shkurtër për mediat, u shpreh se opozita i qëndron asaj çka kreu i PD-së tha më herët gjatë ditë së sotme në një konferencë për shtyp dhe se janë të angazhuar për zgjedhje të lira pa Ramën kryeministër.

“Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme për vendin, pas qëndrimit të Presidentit të Republikës, besoj që Basha,  në emër të opozitës, e ka shprehur qartësisht qëndrimin  e tij, angazhimin e  opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër. Ky është diskutimi që kemi bërë sot.

Qëndrimi ynë është i njëjtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot. Kjo ka qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë. Qytetarët do të vazhdojnë qëndresën e tyre deri në fund për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Mediu.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco