Nishani për Syri Tv: Rama kapi me krimin kolonat e shtetit, Meta stopoi rënien e shtetit në humnerë

Nishani për Syri Tv: Rama kapi me krimin kolonat e shtetit, Meta stopoi rënien e shtetit në humnerë

16:33, 10/06/2019
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Nishani ka komentuar për Syri Tv edhe përgjimet e publikuara nga ‘Bild’ ku zyrtarë të lartë socialistë janë kapur duke blerë votat me krerë të bandave kriminale në vitin 2017. Nishani komentoi edhe arsyen përse në këtë rast është cënuar rëndë siguria kombëtare dhe përgjegjës nr 1 për këtë ka bërë kryeministrin Edi Rama.

‘Për fat të keq siguria kombëtare është cënuar që kur u shfaqen avionët e drogës, kur Shqipëria u kthye në prodhuesin kryesor të kanabisit, kur u kthye në rrugën e kalimit të drogërave të forta nga Azia në Evropë. Nga pothuajse asgjësmi normal i dretësisë. Siguria Kombëtare është në ditën e saj më të dobëta. Problemi nuk qëndron vetëm te banda e Shijakut.

Ajo është vetëm maja e ajsbergut. Problemi është te asgjësimi i dy kolonave. Kolonës morale dhe ligjore. Si mundet një kryeministër  që tani dalë publikisht me fakte dhe prova i përfshirë drejtëpërsëdrejti në banda që lidhen në vijat politike te një qeverie të caktuar. Dhe kjo moralisht dhe politikish nuk mund të qëndrojë. Ky në kolonën ligjore i shkruan ligjet si i do vetë, shpërndan paratë e buxhetit si i do vetë pa kontroll, ti ske asnjë mundësi tjetër vetëm të reagosh ndaj një personi që vjedh votat.

Dhe ky person ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Nesër do përgjigjet edhe penalisht. Sot Presidenti i Republikës ka dhënë një mundësi më shumë, që të gjejë një mundësi reflektimi të paktën të stopohet rënia në humnerë dhe që të parin merr kryeministrin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco