Nxori Spiropalin të ‘shkarkojë’ Presidentin, por a e ka lexuar Edi Rama nenin 90-të të Kushtetutës?!

Nxori Spiropalin të ‘shkarkojë’ Presidentin, por a e ka lexuar Edi Rama nenin 90-të të Kushtetutës?!

10:39, 10/06/2019
A+ Aa A-

Brenda mbledhjes së kryesisë së PS-së të thirrur urgjentisht nga kryetari, Edi Rama, ky i fundit në fjalën e tij është shfaqur i vendosur dhe ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin se zgjedhjet lokale do të mbahen më 30 qershor, pavarësisht nga firma që hodhi sot presidenti Meta, për anulimin e tyre.

Përveç kësaj, Rama ka njoftuar anëtarët e kryesisë se do të radikalizojnë veprimet kundër presidentit Meta, në ditët në vijim

‘Ne jemi republikë parlamentare, jo presidenciale. Ndaj asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten do të zhvillojmë një debat shumë të gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të Presidentit.

E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit. Duhet të fokusohemi te 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Pas debatit, çështja diskutohet në KQZ dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor’, citojnë burimet Edi Ramën nga mbledhja e kryesisë së PS-së.

Pas kësaj kryesia e Partisë Socialiste mori vendimin, që ti kërkojë parlamentit në shenjë hakmarrje nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit, që seancën e ardhshme parlamentare. Rama nuk doli vetë përpara gazetarëve për të komunikuar këtë vendim ekstrem, por nxori Elisa Spiropalin.

Meqenëse Rama, po e bën fakt të kryer operacionin për shkarkimin e presidenti i Republikës, duhet sjellë në vëmendje se çfarë thotë Neni 90-të i Kushtetutës, i cili i dedikohet pikërisht kësaj situate.

‘Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.

Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra’, shkruhet e zeza mbi të bardhë, në nenin 90 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Por ashtu siç ka bërë edhe në shumë raste të tjera, Rama, duket se nuk ka denjuar që ta lexojë Kushtetutën, përndryshe nuk do të kishte nxituar që të nxirrte Elisa Spiropalin që të kumtonte planin e radhës. për një puç institucional nga ana e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz10/06/2019 14:41

Edver Taqi Kokainen, ta kesh mik, ste ben pune, ta kesh armik, te ha mune! Saper kushtetuten, e ka te qarte edhe ai, por nxorri konen e vet Spirobrimen, qe me vone te thote se i beri verejtje, se ka fol nga koka vet, pa e pyetur kryecarin. Keshtu beri dhe me Gjyle ahmetin, kur tha per gazetarin e BILD e ka paguar opozita! Keta kujtojne se gazetaret perendimore, shiten e blihen si gazetaret e Top Qenit te Vjollces!

Po Ay -bythlepires i Ripjelljes10/06/2019 13:11

Sa te paguajne per sherbimin ndaj Ripjelljes!?

Po Ay10/06/2019 12:08

Po Likja e lexoi Kushtetuten perpara se te "Çdekretonte" daten e zgjedhjeve ?

Shto koment

Denonco