Zhdekretimi i zgjedhjeve/ Ja çfarë tha Edi Rama në kryesinë e PS-së

Zhdekretimi i zgjedhjeve/ Ja çfarë tha Edi Rama në kryesinë e PS-së

10:23, 10/06/2019
A+ Aa A-

Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka thënë se vendimi i Presidentit për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve ishte i pritshëm.

Sipas burimeve, Rama ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e shumicës që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

‘Ne jemi republikë parlamentare, jo presidenciale.

Ndaj asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten do të zhvillojmë një debat shumë të gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të Presidentit.

E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit. Duhet të fokusohemi te 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Pas debatit, çështja diskutohet në KQZ dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor’, mësohet të ketë thënë Rama. /A2CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo10/06/2019 10:50

More ka tru ky apo jo? .Po çfare eshte ky more? Sulltan.Po pse vetem ky eshte ketu ne kete vend?Po çfare te thote ky do te behet? Po kush e dekretoi 30 Qershorin ? Presidenti? Po kush e ç'dekretoi 30 Qershorin ?Presidenti .Pse dekretimi qenka i ligjshem i presidentit dhe ç'dekretimi nuk qenka i ligjshem?Kush kerkon rremuje tani?socialistet /Ç'te keqe ka qe shtyhen zgjedhjet? çfare humbet ky? Te bie hunda ? AE KUPTON QE PO BEN "FUSHATE" JO PE PUNEN E BERE NGA BASHKITE ,POR VETEM PER OPOZITEN DHE NUK FLETE NJE FJALE PER ATO QE KANE MBETUR PA U REALIZUAR !FUSHATE E QUAN TI KETE?BOLL NA U BETE ME LOJRA POLITIKE ULE KOKEN DHE PUNO PER TE MIREM E POPULLIT.MB

Shto koment

Denonco