Presidenti Meta vulos vendimin e tij të fortë, me Shqiponjën Kombëtare!

Presidenti Meta vulos vendimin e tij të fortë, me Shqiponjën Kombëtare!

09:05, 10/06/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, gjatë këtyre ditëve që ka vijuar një fushatë farsë elektorale është kujdesur që në mitingjet e tij të heqë flamurin e partisë dhe ta zëvendësojë me atë kuq e zi, kombëtarë.

Nga ana tjetër, datën 30 qershor e ka cilësuar si ‘historike’ për Shqipërinë.

Por e gjithë kjo butafori dhe retorikë është hedhur poshtë sot me argumente nga presidenti, Ilir Meta, i cili përkundrazi ka bërë me dije se zgjedhjet e 30 qershorit po e çojnë vendin jo vetëm në ndasi të thellë, por edhe drejt një rreziku përplasje mes qytetarëve. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore pse anulimin e 30 qershorit dhe firmën që hodhi live në dekretin në fjalë, ai në fakt e quajti një akt historik të cilin e vulosi duke bërë përpara kamerave të shumta simbolin e bashkimit kombëtar, shqiponjën e flamurit.

‘Ftoj të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë. Jam i bindur për domosdoshmërinë e këtij akti historik, prandaj po e nënshkruaj këtë përpara jush’, tha presidenti Meta, përpara se të hidhte firmën e fortë mbi dekret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti 10/06/2019 09:32

ka dy varajnte 1 varjanti pare eshte NE qoftese anulloni zgjedhje ka edhe te drejte edhe ventingu por zgjedhje do mbehete dhe edytate te zgjidhete kanditate per zgjedhje udheheqesi ose presjudym ose komandate me vota te populli

Shto koment

Denonco