Mediu: Presidenti shmangu konfliktin, qëndrimi i Ramës puçist

Mediu: Presidenti shmangu konfliktin, qëndrimi i Ramës puçist

21:41, 08/06/2019
A+ Aa A-

Aleati i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu ka përshëndetur përmes një deklarate të përbashkët vendimin e presidentit Ilir Meta për anulim  të dekretit të datës së zgjedhjeve.

“Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njekohesisht ka hedhur hapin e pare per nje zgjidhje qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme. Qendrimi i Rames eshte sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojne me vendim qeverie por me dekret Presidenti”, thuhet në deklaratën e tyre.

Deklarata e plotë:

"Presidenti Republikes me vendimin e sotem per cdekretimin e zgjedhjeve ka shmangur nje konflikt qe do e conte Shqiperine ne drejtime te gabuara

Si Parti Republikane i kemi kerkuar Presidentit te Republikes pikerisht kete qe beri sot, si rruga e vetme kushtetuese

Ai eshte autoriteti i vetem qe vlereson kushtetutshmerine e vendimin te tij ne mungeses Te Gjykates Kushtetuese, duke cdekretuar dekretin e tij.

Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njekohesisht ka hedhur hapin e pare per nje zgjidhje qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme

Qendrimi i Rames eshte sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojne me vendim qeverie por me dekret Presidneti.

Per sa kohe Presidenti ka cdekretuar zgjedhjet KQZ duhet te ndale funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Cdo veprim tjeter eshte i paligjshem dhe antikushtetues.

I vetmi Institucion qe mund Te interpretoje vendimin e Presidentit eshte Gjykata Kushtetuese qe nuk egziston prej dy vjetesh e shkaterruar qellimisht prej Rames.

Eshte koha per zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco