Kreu i FRPD-së për Syri Tv: Sot protestë madhështore, nuk do të ketë asnjë akt dhune

Kreu i FRPD-së për Syri Tv: Sot protestë madhështore, nuk do të ketë asnjë akt dhune

16:39, 08/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, në Syri Tv ka komentuar edhe protestën e madhe që do të mbajë sot Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar përballë kryeministrisë.

Këlliçi ftoi të gjithë qytetarët ti bashkohen kësaj proteste, madje të marrin edhe njerëzit e tyre të afërt si edhe premtoi se nuk do të ketë asnjë akt dhune, apo një thirrje të tillë.

‘Siç ju e shikoni inxhinierët, mjekët, profesionistët po e lejnë Shqipërinë. Ne duhet të kriijojmë në kushtet, dhe do ti krijojmë kushtet që shqiptarët të punojnë në vendin e tyre. Ne kemi një platformë ekonomike të përgatitur nga nga ekspertët më të mirë gjermanë të CDU/ CSU,  që të ndihmojë në rritjen ekonomike të vendit.

Sigurisht që nuk premtohen 500 mijë vende punë dhe ato më pas të kthehen në llotari amerikane. Ne nuk premtojmë mrekulli. I takon PD ta anëtaërëojë vendin në Bashkimin Evropian siç bëri kur e futi në NATO, siç bëri kur hoqi vizat.

Ndërkohë që me Partinë Socialiste po bëjmë regres.

Na duhet një qeverisje për shqiptarët. Dhe nëse qytetarët janë të bindur se Edi Rama e ka keqqeverisur vendn të vijnë, të dalin në shesh me të gjithë njerëzit e tyre të afëm dhe për ta parë nga afër këtë protestë se nuk ka asnjë thirrje për dhunë. Dhe çdo thirrje e tillë do shmanget. “, tha Këlliçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco