Dako mbron `nderin` e bandës së Shijakut: PD po hedh baltë mbi grupet kriminale!

Dako mbron `nderin` e bandës së Shijakut: PD po hedh baltë mbi grupet kriminale!

11:11, 07/06/2019
A+ Aa A-

Mbrëmë në studion e Blendi Fevziut përballë një paneli të gjerë, pamë e dëgjuam, Vangjush Dakon, vetëm 3 ditë pas publikimit shpërthyes të përgjimeve të reja nga gazeta më e madhe në Europë, Bild.

Gjatë më shumë se 2 orëve debat, “gjyq” politik e juridik, alibive e politizim të “fakteve që janë brenda”, pamë edhe disa Dako të ndryshëm. Herë në mbrojtje, herë justifikues, herë i kapur gafil e i strukur në karrige, por shpesh edhe në sulm politik kundër opozitës dhe asaj pjese të medias, që nuk po i ndahet dosjes 339/1.

Por është një moment mjaft pikant, që u shpëtoi të gjithëve në studio. Gjatë një shpërthimi me tone të ngritura, ndërkohë që përpiqej të bindte publikun, se fitoret e çuditshme elektorale të PS-së në Durrës kishin të bënin vetëm me aftësitë e tija prej “Supermeni” dhe jo nga ndihma dhe lidhjet që ka me krimin aty; i foli subkoshienca.

“Po krijohet një flluskë nga Partia Demokratike, për të gjetur një kauzë se votat janë vjedhur në Shqipëri...Janë deputetët (PD) të qarkut Durrës të cilët patën rezultat shumë negativ në vitin 2017 dhe tani HEDHIN BALTE MBI GRUPET KRIMINALE (shih videon më poshtë), për shkak të paaftësisë së tyre, për të fituar”, foli qartë subkoshienca e Dakos.

Në fakt askush nuk po hedh “baltë” mbi miqtë e Vangjush Dakos, klanin Avdylaj. Sepse ata nuk kanë nevojë fare për këtë gjë pasi ata kanë përsipër jo baltë, por gjak vrasjesh e tonelata heroinë, kokainë e kanabis gjatë karrierës së tyre të gjatë kriminale. Në fakt nga thellësitë e subkoshiencës, Dako mbrojti veten si pjesëtar i bandës; kur hidhni “baltë” mbi mua, keni hedhur baltë edhe mbi grupet kriminale, pra klanin Avdylaj.

Më 13 nëntor të vitit të kaluar, në seancën ndaj grupit kriminal të strukturuar të Shijakut ose siç njihen ndryshe klani Avdylaj, te Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, ndodhi një situatë “qesharake” në pamje të parë, por që tregonte shumë. Kreu i kësaj organizate kriminale, Astrit Avdylaj, në sallën e mbushur edhe nga 27 bashkëpunëtorë të tij të arrestuar  në kuadër të operacionit "Volvo 4", do të deklaronte me krenari para trupës gjykuese; “E kam mik Vangjush Dakon, kam folur me të, se kam besuar tek programi i tij ndaj aty qaj hallin”.

Jemi në një periudhë kur sapo kishin dalë përgjime e para të dosjes voluminoze 339/1 të mbushur me fakte dhe situata, ku tregohet se si Dako në rolin e kryebashkiakut, kryetarit të PS-së dhe shefit të shtabit elektoral për atë qark, bashkëpunonte me një nga organizatat më të mëdha kriminale jo vetëm në vend.

 Por në atë kohë, Vangjush Dako, së bashku me shefin e tij të madh Edi Rama, mohonin çdo gjë, ose në rastin më të mirë e relativizonin këtë skandal të madh, në nivel “llafe pa lidhje, në telefon”, që nuk përbëjnë as prova e as indicie, që të çojnë në ndërhyrjen e krimit në zgjedhjet e vitit 2017.

Dhe ja tani që janë me presh në duar dhe të futur kokë e këmbë në të njëjtën tepsi me klanin kriminal Avdylaj, Vangjush Dako, ju kthen mbrapsht respektin dhe besimin e tyre te programi i PS dhe Dakos, ku këta kriminelë dhe trafikantë ndërkombëtarë “qajnë hallët e tyre”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Dako palla07/06/2019 11:51

    Hahahahhahaa sa i trash qe eshte

    Fieri07/06/2019 11:48

    Vangjushit i dhimbsen shoket e bandes se tij kriminale

    altini07/06/2019 11:32

    Turp i madh edhe per PD qe hedh balte mbi grupet kriminale.

    altini07/06/2019 11:28

    Kete filmim cojani Merkelit, qe te na hape driten jeshile per celjen e negociatave.

    Shto koment

    Denonco