Peter Tiede e përsërit: Më vjen keq, por Shqipëria është një shtet mafioz

Peter Tiede e përsërit: Më vjen keq, por Shqipëria është një shtet mafioz

22:19, 06/06/2019
A+ Aa A-

Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet nga dosja 339/1, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 se ka qënë në Shqipëri, ndryshe nga sa thonë disa media afër Ramës, siç u shpreh ai.

Tiede madje shprehet hapur se është i mendimit që Shqipëria është një shtet mafioz.

Një media e afërt me Ramën thotë që ju s’keni qenë në Shqipëri…

Peter Tiede: (Qesh) Të gjitha këto nuk janë të vërteta por broçkulla. Unë kam qenë në Shqipëri. Rama të bisedojë me punonjësit e kufirit. Gjej rastin të përshëndes edhe kolegen time gazetare aty tek ju (Klodiana Lala) që e kam takuar në Shqipëri.

Si e keni kaluar sistemin TIMS? A keni vulë në pasaportë?

Peter Tiede: Nuk e kam kontrolluar pasaportwn, por kam ardhur disa herë në Shqipëri. Jam takuar zyrtarisht edhe me kreun e Gjykatws së Krimeve të Rënda, mund ta pyesë zoti Rama, kam qenë në Krujë, në Vlorë dhe zonat përreth Kukësit. Kam qenë edhe në Maqedoni. Policët e pikava kufitare ndoshta kanë probleme të ngjashme si zoti Rama.

Nga përgjimet që keni publikuar dhe fakte të tjera mendoni se shteti ka përdorur mafien për të blerë vota apo mafia e drejton këtë vend?

Peter Tiede: Ky nuk është vetëm gjykimi im, por edhe gjykimi i hetuesve shqiptarë por edhe shërbimeve të huaja të inteligjencës: Shqipëria është një shtet mafioz. Nën drejtimin e Ramës kemi rritje, shpërhapje të drogës në të gjithë Shqipërinë. Është bashkëveprimi mes mafias dhe politikës në Shqipëri. Më vjen keq për vendin tuaj të bukur por efektet e këtij bashkëpunimi duken në të gjithë vendin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera06/06/2019 22:48

eh, etiketim poshterus, ndodhi e kohes kryeministrore e Rames!

Shto koment

Denonco