Përgjimet e 'Bild', analisti përplaset me Ramën në studio: E keni kriminalizuar Shqipërinë

Përgjimet e 'Bild', analisti përplaset me Ramën në studio: E keni kriminalizuar Shqipërinë

21:50, 06/06/2019
A+ Aa A-

Teksa po flitet për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Real Story”, është shprehur se nuk ka asnjë fakt që në bashkinë e Durrësit janë blerë vota.

Përballlë Sokol Ballës dhe analistëve të tjerë, kreu i qeverisë u përplas me pedagogun Agron Gjekmarkaj.

Pjesë nga debati:

Rama: Nuk ka asnjë fakt, zero që ky grup kriminal ka marrë një gjë nga Bashkia e Durrësit. Bashkia e Shijakut nuk e di.

Gjekmarkaj: Fjalën turp përdore me Vangjush Dakon jo me mua.

Rama: Qetësohu dhe respekto tavolinën. Fol pa prekur personin përballë. Se sa plehra ka në Shqipëri dhe i thonë njëri-tjetrin se flasin me kryeministrin, unë nuk mbaj përgjegjësi.

Gjekmarkaj: Është bashkia numër dy e vendit. Ata i kërkuan më sill listat e votuesve të Partisë Demokratike që t’i tundim dhe të japin rezultatin 10 me zero për ju.

Rama: Unë thashë janë indicie.

Gjekmarkaj: Je shumë ngushtë realisht. Nëse unë jam shërbëtor, ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar.

Rama: Ky është shërbimi yt për revolucionin.

Gjekmarkaj: Shqipërinë e keni kriminalizuar duke çuar kriminelë në Parlament dhe kryetarë bashkish.

Rama: Këta njerëz 20 vjet kanë shërbyer atje si flamurtar të Partisë Demokratike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera06/06/2019 22:25

ata kane sherby si flamurtare te Partise Demokratike o Rame, por kur i ke nuhat si kriminele, i ke fut ne rrethin e Partise Tande.

Shto koment

Denonco