Përgjimet e 'Bild', tërhiqet prokuroria

Përgjimet e 'Bild', tërhiqet prokuroria

18:31, 06/06/2019
A+ Aa A-

Pas urdhërit të djeshëm në të cilin theksohej se çdo media apo gazetar e kishte të ndaluar publikimin e përgjimeve nga dosja “339”, Prokuroria duket se ka bërë një hap pas.

Përmes një njoftimi të dytë, organi i akuzës thekson se, pjesë e urdhërit të djeshëm nuk ka qenë media, por prokurorët e çështjes në fjalë.

Ja reagimi:

Sipas Urdhërit të Prokurorëve, datë 05.06.2019, të dërguar për njoftim në media, në lidhje me ndalimin e publikimit të akteve sekrete të proçedimit penal nr. 339 të vitit 2016, sqarojmë se ndalimi i publikimit, është i bazuar në ligjin proçedural dhe atë material në fuqi, (nenet 103, 104 e 105 të Kodit të Proçedurës Penale dhe neni 295/a të Kodit Penal) .

Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet proçedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e proçedimit penal për shkak të funksionit që kryen.

Në fazën ku ndodhet hetimi i kësaj çeshtjeje, nxjerrja e akteve me të dhëna të ndryshme që përbëjnë sekret hetimor, mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve emrat e të cilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete, të cilët janë pyetur apo do të pyeten për faktet objekt hetimi.

Duke vlerësuar rolin e mediave në informimin e publikut, ju bëmë me dije se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së mediave, por vetëm arsyet ligjore të lartpërmëndura. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz06/06/2019 18:41

U zbyth Ulsi surrat paruri, Arta surrat nallonia, dhe Edver mutacaku!

Shto koment

Denonco