Përgjimet e Bild, Alibeaj: Blerja e votave me bekimin e Ramës, duhet të ishte dorëhequr

Përgjimet e Bild, Alibeaj: Blerja e votave me bekimin e Ramës, duhet të ishte dorëhequr

14:00, 06/06/2019
A+ Aa A-

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas publikimit të audiopërgjimeve nga Blind.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se blerja e votave ka ardhur me bekimin e kryeministrit.

Ai theksoi se Rama mbron kriminelët pasi nuk mban dot pushtetin pa krimin. Kushdo që pret dorëheqjen e Ramës pas skandalit për blerjen e votave, do të zhgënjehet. Edi Rama do ta vazhdojë të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel për të mbrojtur pushtetin e tij të kalbur.

Ja deklarata e Plotë e Enkeljd Alibeaj

Pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe se drejtuesi real i fushatës për Partinë Socialiste është një trafikant ndërkombëtar droge, me të drejtë, të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës.

Por, kur bëhet fjalë për pushtetin dhe mbajtjen e tij në çdo formë e me çdo mjet, Edi Rama, është krejt i paparashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë. Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave.

Me apo pa dorëheqje, Edi Ramën nuk e beson më askush. Edhe ata që besonin sadopak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë së gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij. Nëse do të ishte e kundërta, Edi Rama do të kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë. Do të kishte dhënë dorëheqjen, kur u faktuan akuzat e opozitës se:

• Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë.

• Edi Rama kishte future kriminelë në Parlament

• Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ishte përdhunues dhe trafikant.

• Saimir Tahiri mbështeste trafikun e drogës.

• Vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës në Vlorë

• Koncesionet gati 2 miliardë dollarë ishin të miqve dhe financuesve të Edi Ramës

• Projekti i Unazës së Re ishte një skemë gjigande vjedhjeje përmes një kompanie fantazëm dhe shumë e shumë skandale e afera të tjera korruptive, që kanë zhvatur dhe varfëruar shqiptarët.

Edi Rama nuk mendoi asnjëherë ta japë dorëheqjen për këto skandale, që po pengojnë prej 6 vjetësh nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Duke kërcënuar e sulmuar këdo që ka nxjerrë prova për ta, duke manipuluar të vërtetën, duke fabrikuar dëshmitarë e prishur prova, Edi Rama i ka mbrojtur ata të gjithë nga drejtësia, për të mbrojtur pushtetin e tij të kriminalizuar.

Pas përgjimeve të Bild, që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit, është e qartë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një prokurori e pavaruar, do të kishte zbatuar ligjin, do t’i kishte vënë para drejtësisë pushtetarët e lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera të rënda korruptive.

Edi Rama i mbron kriminelët e tij brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin. Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkeputur lidhjet e politikës me krimin dhe për të çliruar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit. Me Edi Ramën, synimi i vetëm i të cilit është të mbrojë pasurinë dhe pushtetin e tij të kalbëzuar nga krimi dhe korruposioni, shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: Të bashkohen me protestën kombëtare më 8 Qershor.

Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin, është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco