'Rroftë uniteti parti-prokurori'/ Ironia e ish-deputetit: Prisni kur Peter Tiede ti ndalohet hyrja në BE e SHBA

'Rroftë uniteti parti-prokurori'/ Ironia e ish-deputetit: Prisni kur Peter Tiede ti ndalohet hyrja në BE e SHBA

23:26, 05/06/2019
A+ Aa A-

Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, në një dalje për mediat ditën e sotme ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD ku janë përfshirë kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste në blerje votash e favorizime të “Klanit Avdylaj”.

Sipas Manjës në këto përgjime nuk thuhet askund për blerje votash gjithsesi shqetësimi i PS mbetet te dalja e sekretit hetimor.

Pas “kërcënimit” të zyrtarit të PS ka reaguar edhe ish deputeti i PD, Gent Strazimiri.

Përmes një postimi në Facebook, ku nuk mungojnë notat e forta të ironisë përballë deputetit të PS, Strazimiri tregon se çfarë mund “ti ndodhë” gazetarit gjerman Peter Tiede.

“Rroftë UNITETI PARTI-PROKURORI!
Po pres me ankth atë pjesën kur Ulsiu do kërcënojnë Peter Tiede që do i ndalohet hyrja për në BE dhe SHBA”, shkruan ish-deputeti demokrat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco