Përgjimet e ‘Bild’/ Arta Marku nis gjuetinë e prokurorëve që nuk i binden

Përgjimet e ‘Bild’/ Arta Marku nis gjuetinë e prokurorëve që nuk i binden

17:04, 05/06/2019
A+ Aa A-

Publikimi i një pjese të përgjimeve nga dosja hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, nga gazeta gjermane "Bild" ka alarmuar edhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Në një deklaratë për mediat, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dhe u bën thirrje prokurorëve që kanë në hetim cështjet 339 dhe 184,  si autoritetet e vetme në ushtrimin e ndjekjes penale për këto cështje, që të hetojnë dhe të zgjidhin pa humbur kohë këto çështje, duke vënë para përgjegjësisë penale këdo që ka konsumuar një vepër penale. 

Deklaratë e plotë e Prokurorisë së Përgjithshme:

Duke marrë shkas nga publikimi i disa materialeve të përgjimit në gazetën gjermane Bild, Prokurori i Përgjithshëm njofton opinionin publik se po ndjek cështjen me shumë vëmendje dhe ashtu sic ka kërkuar edhe më përpara, kërkon dhe u bën thirrje prokurorëve që kanë në hetim cështjet 339 dhe 184, si autoritetet e vetme në ushtrimin e ndjekjes penale për këto cështje, që të hetojnë dhe të zgjidhin pa humbur kohë këto cështje, duke vënë para përgjegjësisë penale këdo që ka konsumuar një vepër penale.

Ky është jo vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor, por edhe një detyrim publik për të bërë të qartë cfarë ka ndodhur me këto cështje dhe cfarë kanë ato në përmbajtje. Prokurori i Përgjithshëm ndjehet i indinjuar që në radhët e prokurorisë akoma militojnë prokurorë apo punonjës të tjerë që janë gati që për interesa të vogla personale të bëjnë pazar me cdo dosje penale duke kontaminuar opinionin publik me informacione të pahetuara dhe të paverifikuara nga ata vetë si autoritete përgjegjëse për hetimin dhe verifikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm i bën thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm njofton opinionin publik se ka filluar një verifikim administrativ të mënyrës sesi kanë lëvizur CD-të dhe DVD-të, si dhe cdo material tjetër përgjimi, nga Zyra e Përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, në drejtim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm, në zbatim të kompetencave aktuale njofton opinionin publik se ka miratuar udhëzimin nr.4, dt.26.10.2018 “Për përgjimet” ku përcaktohen në detaje rregullat për ruajtjen e sekretit të përgjimit. Nxjerrja e sekretit ka ardhur jo si pasojë e mungesës së ligjeve apo akteve nënligjore dhe administrative, por për arsye të tjera larg cdo norme ligjore apo morale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz05/06/2019 17:51

Katnarja surrat nallone ne mbrojtje te shefit edver taqi hajdutit, ju bon presion prokurorve!!! Po vjen rradha jote nare surrat nallone dhe koleges tate donika surrat qenes!!!

Koli05/06/2019 17:39

Pokuroria e qelbesirave hajdute. Dhe kjo nje siroter e llumit. Kjo ishte e per kohesh me, pse nuk po zevendesohzt?

Shqiptari05/06/2019 17:13

Kjo eshte paturpesi! Nderime per ata prokurore te ndershem e te pakapur nga kryekrimineli i Shqiperise. Ata jane vertete heron te sistemit te drejtesisej dhe patriote te vendit. Fal "dekonspirimit" te tyre, dosjet e krimit elektoral u hapen perpara gjithe botes dhe nxorren ne shesh surratin e vertete te kryekriminelit. Po te ishte per Markun, ato dosje nuk do i kishte zene asnjeri me dore, ato do ishin mykur e do ishin kallur perjete ne halet e Prokurorise. Vetem per keto "vonesa" teknike te hetimit te tyre vete Marku do futet ne burg.

Shto koment

Denonco