Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

 Fevziu: Vendi po shkon në konflikt civil, Prokuroria duhej të prononcohej për dosjet e shitblerjes së votave

Fevziu: Vendi po shkon në konflikt civil, Prokuroria duhej të prononcohej për dosjet e shitblerjes së votave

21:45, 04/06/2019
A+ Aa A-

Përballë njëri-tjetrin në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, gazetarët Blendi Fevziu dhe Sokol Balla u përplasën edhe për përgjimet e dosjeve ‘339’ dhe ‘184’, ku pretendohet që zyrtarë të lartë socialistë janë kapur duke blerë vota me persona me precedentë penalë.

Gazetari Balla tha se këto dosje nuk mund ti atashohen kryeministrit Rama sa kohë sipas tij nuk ka prova, ndërsa gazetari Fevziu tha se është e paprecedentë që në kohën që vendi po shkon në përplasje civile, Prokuroria të mos ketë një përgjigje.

‘Është e paprecedentë deri më tani që Prokuroria të mos ketë asnjë deklaratë për hetimet. Sepse minimumi populli po shkon në konflikt civile dhe duhet të ishin hapur hetimet.

Që më 18 shkurt vendi ka hyrë në një spirale të panjohur dhe Prokuroria nuk qetëson publikun që këto dy përgjime që të thotë se i kemi hapur. Mund të kishte thirrur personat e përfshirë por që nuk na rezulton, ose mund të thoshte që na duhen edhe 10 vite për ta hetuar.”, tha Fevziu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo04/06/2019 22:28

Mire e ke ti o Bledi po kush ta hapi arta manja po jo mor burre mos prit nga keta te hapen dosje se jane te lyer me mut nga kemba tek koka

Shto koment

Denonco